16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

DokuFest shpall programin e filmave garues

DokuFest6-26DokuFest ka shpallur sot programin e filmave që do të shfaqen në 7 programe garuese. Festivali do të hapet më 17 gusht me shfaqjen e filmit të shquar Stories We Tell nga Sarah Polley në kinemanë Lumbardhi.

Hapja e festivalit poashtu do të shënohet me shfaqjen e filmave në kinematë e tjera, përfshirë shfaqjen e filmit nga Gara e Filmave për Ambientin Blackfish nga Gabriela Cowperthwaite dhe The Human Cargo nga Daniele Vicari nga Gara e Filmave për të Drejtat e Njeriut, mes tjerash.

Një numër i filmëbërësve do të jenë prezent në festival, përfshirë Jason Osder me Let The Fire Burn, Mia Engberg me Belleville Baby, Oskar Alegria me The Search For Emak Bakia, Yuri Ancarani me Da Vinci, Lana Wilson me After Tiller dhe Ric Esther Bienstock me The Tales From the Organ Trade. Shumica e regjisorëve nga Gara e Filmave nga Ballkani dhe Gara Nacionale do të jenëprezent, e poashtu edhe regjisorët dhe producentët nga Gara e Filmave të Shkurtër. Në total më se 100 filmëbërës do të jenë prezent në festival.

“Ne jemi të gëzuar të prezantojmë një program të zgjeruar të filmave garues në DokuFestin e këtij viti, me filma të cilët e portretizojnë botën bashkëkohore në menyrë të guximshme, provokative dhe të sinqertë. Filma për bletë, anije dhe macën e quajtur Baby, piratët e Detit të Zi, mblesit nga Ballkani, punk vajzat me maska apo eksodin masiv janë vetëm një pjesë e seleksionimit eklektik të filmave garues këtë vit dhe ne mezi që po presim t’i ndajmë këta filma me publikun tonë në gusht” thotë Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i DokuFest. /PrizrenPress.com/

 

Filmat që do të shfaqen në Garën e filmave të Ballkanit:

Unplugged / Mladen Kova?evi? / Serbi/Finlandë, 2013 – Arti i muzikës i luajtur me gjethet e drunjve.

Escape / Sr?an Ke?a / Serbi/Bosnje dhe Hercegovinë, 2013 – Tri rrëfime për tri gra rome nga Ballkani.

Dragan Wende – West Berlin / Lena Müller, Dragan von Petrovic / Gjermani/Serbi, 2013 – Një portier i bordelos në Ballkanin Perëndimor dëshiron ta kthejë murin dhe të shkuarën.

A Sort of Love / Dirk Schäfer / Gjermani/Turqi, 2012 – Për një vit filmbërësi Dirk Schafer shoqëroi tridhjetë vjeçarin Nevzat nëpër jetën e tij të çrregullt.

One step ahead / Dimitris Athiridis / Greqi, 2012 – Yiannis Boutaris, një prodhues vere kulminant, anëtar me rëndësi i shoqërisë civile dhe aktivist i nderuar i ambientit, në moshën 68 vjeçare është kandidat i pavarur për kryetar të Selanikut.

Gangster of Love / Nebojša Slijep?evi? / Kroaci, 2013 – Mblesi Nediljko Babic, gjithashtu i njohur si “Gangsteri” i ndihmon një nëne beqare në Bullgari të gjejë një burrë të ri në Kroaci.

When I Was a Boy, I Was a Girl / Ivana Todorovi? / Serbi, 2013 – Goca është transferzite në Beograd, kryeqyteti i një vendi ku organizimi ose pjesëmarrja në një paradë të homoseksualëve është e ndaluar.

Karl Marx Among Us / Jurij Meden / Sllobeni, 2013 –

The Human Cargo / Daniele Vicari / Itali/Shqipëri, 2012 – Më 8 gusht 1991 anija, që bart njëzet mijë shqipëtar, arrin në portin e Barit.

Mama Europa / Petra Seliškar / Slloveni/Maqedoni/Kroaci, 2013 – Mama Europa është një dokumentar humoristik e kreativ rreth kufijve të Europës dhe për ata jetët e të cilëve janë ngushtë të lidhur me ta.

My Child / Can Candan / Turqi, 2013 – My Child (Fëmija im) ka të bëjë me një grup guximtar dhe frymëzues të nënave dhe baballarëve në Turqi, të cilët janë prindër të individëve LGBT.

The Last Black Sea Pirates / Svetoslav Stoyanov / Bullgari, 2013 – Dy qytetërime diametralisht të kundërta gjenden ballë për ballë. Në përplasjen e tyre do të dalë një histori bashkëkohore për vendimet të cilat i bëjmë dhe thesaret të cilat i kërkojmë.

The Verdict / ?uro Gavran / Kroaci, 2013 – Përmes një serie të xhirimeve të afërta, filmi dokumenton shpërthimin e emocioneve të shkaktuara nga vendimi për gjeneralët kroat.

Sex / Kaltrina Krasniqi / Kosovë, 2013 – Mesi i dhjetorit 2012 e gjeti Kosova 2.0-në duke u përgatitur për lansimin e edicionit të katërt të magazinës lidhur me seksin. Lansimi nxiti reaksione të shumta, posaçërisht në mesin e grupeve fetare myslimane.

To the Wolf / Christina Koutsospyrou, Aran Hughes / Greece/France, 2013 – Prapa një ekrani të zi, fjalët e para tingëllojnë si një profeci: “E kam parë një epidemi të madhe. Një kaos. Do të klithja, njerëz, nuk po ecën mirë, mjerim i madh po vjen!” , kjo nuk është më profeci për barinjtë në malet e Greqisë.

Tzvetanka / Youlian Tabakov / Bullgari/Suedi, 2012 – Youlian Tabakov tregon historinë e komplikuar të jetës së një gruaje bullgare e cila mbijetoi tri regjime politike: monarkinë, socializmin dhe të sotmen.

 

Filmat që do të shfaqen në Garën e filmave dokumentar ndërkombëtar/ Filmat me metrazh të gjatë:

Belleville Baby / Mia Engberg / Suedi, 2013 – Një film rreth dashurisë, kohës dhe gjërave të humbura përgjatë rrugës.

Char… the No Man””””””””s Island / Sourav Sarangi / Indi, 2012 – Njihuni me Rubelin, djaloshin 14 vjeçar që kontrabandon oriz nga India për në Bangladesh.

Elena / Petra Costa / Brazil, 2012 – Elena, një grua e re braziliane, udhëton për në Nju Jork me ëndrrën e njëjtë si e ëma, të bëhet aktore filmi.

Forget me not / David Sieveking / Gjermani, 2012 – David Sieveking portretizon kujdesin shtëpiak për nënën e tij, e cila, si miliona të tjera, vuan nga Alzhaimeri.

The Last Station / Cristian Soto, Catalina Vergara / Chile, 2012 – Një film dokumentar rreth moshës së shtyrë që ngjanë në Shtëpitë e Pleqve.

Let the Fire Burn / Jason Osder / SHBA, 2013 – Filmi është një ilustrim grafik se si paragjykimi, jo-toleranca dhe frika mund të çojë në akte të pamenduara të dhunës.

Pussy Riot: A Punk Prayer / Mike Lerner, Maxim Pozdorovkin / Mbretëri e Bashkuar/Rusi, 2013 – Kush është realisht në gjykim në rastin i cili e kaploj kombin dhe botën, tre artiste të reja apo shoqëria në të cilën ato jetojnë?

Stories We Tell / Sarah Polley / Kanadë, 2012 – Një hetimi në të vërtetën e pakapshme, të groposur brenda kontradiktave të një familje rrëfyesish të tregimeve, pikturon një portret të thellë të një familje të komplikuar dhe shumë të dashur.

The Art Of Disappearing / Bartek Konopka, Piotr Rosolowski / Poland, 2013 – Një histori e panjohur e një prifti voodoo haitian, Amonit, i cili vizitoi Republikën Popullore të Polonisë më 1980 me një grup haitianësh të ftuar nga teatri i Jerzy Grotowskit.

The Search for Emak Bakia / Oskar Alegria / Spanjë, 2012 – Një film përparimtar nga Man Ray i titulluar Emak Bakia (“Më lër rehat” në gjuhën baske) publikon tregimin e një kërkimi.

 

Filmat që do të shfaqen në Garën e filmave dokumentar ndërkombëtar/Filmat me metrazh të shkurtër:

Da Vinci / Yuri Ancarani / Itali, 2012 – Një interpretim i jashtëzakonshëm filmik në botën e teatrit të operimit modern, në të cilin pacienti duket të ketë vetëm një pjesë të vogël me që të gjithë sytë janë në monitor.

The Devil / Jean-Gabriel Périot / Francë, 2012 – “Ju nuk e dini kush jemi ne”.

By Her Side / Niels van Koevorden / Holandë, 2012 – Ky film i lë nënat e ardhshme anash dhe shikon vetëm baballarët në periudhën kur jeta pothuajse në kuptimin e plotë të fjalës i pushton ata.

Irish Folk Furniture / Tony Donoghue / Irlandë, 2012 – Në këtë dokumentar të animuar, 16 pjesë të mobilieve popullore tradicionale riparohen dhe kthehen në shtëpi.

Six Day Run / Lasse Saarinen, Cilla Werning, Kinotar Oy / Finlandë, 2013 – Filmi portretizon përzierjen e çuditshme të elementit euforik shpirtëror dhe elementit të fortë garues.

My house without me / Magdalena Szymków / Poland, 2012 – Një tregim intim rreth një polakeje dhe një gjermaneje të vendosura nga lufta në anë armiqësore dhe jetët e tyre paralele aksidentalisht bashkohen.

Slomo / Josh Izenberg / SHBA, 2013 – I frustruar dhe në depresion me jetën e tij, Dr. John Kitchin e braktis karrierën e tij si neurolog dhe shpërngulet në bregun e Paqësorit.

The Creation as we saw it / Ben Rivers / Mbretëri e Bashkuar, 2012 – Tri tregime mitike nga Republika e Vanuatus, një komb ishullor i vendosur në jug të Oqeanit Paqësor.

Two Islands / Jan Ijas / Finlandë, 2013 – Filmi është rreth dy deponive enorme të mbeturinave në Ishullin Staten të New Yorkut dhe Ishullin Hart.

A story for the Modlins / Sergio Oksman / Spanjë, 2012 – Një udhëtim i pasigurt, nga Hollivudi i ri në Spanjë deri në vitet Franco, ku Modlinët ndajnë një tërheqje nga bota mes portreteve familjare dhe fotografive të cilat kalojnë në një motiv të vetëm: fundin e botës.

 

Filmat që do të shfaqen në Garën e filmave për të drejtat e njeriut:

A World Not Ours / Mahdi Fleifel / Lebanon/Mbretëri e Bashkuar/Danimark, 2012 – Një botë që s’është e jona është një portretizim intim, humoristik i tri gjeneratave të ekzilit në kampin e refugjatëve të Ain el-Helweh, në Libanin jugor.

After Tiller / Martha Shane, Lana Wilson / SHBA, 2012 – Që prej vrasjes së Dr. George Tiller në Kanzas më 2009, vetëm katër mjek në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryejnë aborte në tremujorin e fundit.

Dance of Outlaws / Mohamed El Aboudi / Finlandë, 2012 – Ky është një tregim për kriminelët modern, fëmijët e prostitutave, nuset që kanë braktisur fëmijën dhe atyre që u është dashur të ikin në periferi të shoqërisë patriarkale marokene.

In the Shadow of the Sun / Harry Freeland / Mbretëri e Bashkaru/Tanzani, 2012 – I filmuar për më shumë se gjashtë vjet ‘In the Shadow of the Sun’ (Në Hijen e Diellit) tregon historinë e dy burrave albino derisa ata përpiqem që të ndjekin ëndrrat e tyre në përballjen me paragjykimin dhe frikën në Tanzani.

Salma / Kim Longinotto / Mbretëri e Bashkuar/Indi, 2013 – Një film i bukur dhe tragjik për poeten tamile Salma.

Tales from the Organ Trade / Ric Esther Bienstock / Kanadë, 2013 – Tregimet nga Tregtia e Organeve është një hulumtim i guximshëm në botën e errët të tregut të zi me trafikimin e organeve.

Which Way Is The Front Line From Here? The Life and Time of Tim Hetherington / Sebastian Junger / USA, 2013 – Xhirimet e Tim Hetherington të kohës që ai kaloi me forcat rebele gjatë luftës civile në Liberi dhe në Libi para vdekjes së tij tragjike nga një shpërthim i mortajës më 2011 përçon një sens të rrallë të intimitetit që ballafaqohet ashpër me dhunën rreth tij…

Tomorrow / Andrey Gryazev / Rusi, 2012 – Ky është tregimi për fenomenin më të çuditshëm në artin modern të Rusisë, arti i Luftës (Voina) kolektive.

 

Filmat që do të shfaqen në Garën e filmave të mjedisit:

Blackfish / Gabriela Cowperthwaite / SHBA, 2013 – Blackfish (Peshku i Zi) tregon historinë e Tilikumit, balenë vrasëse e stërvitur e cila ka vrarë disa njerëz derisa ishte e ngujuar.

Future My Love / Maja Borg / Skotlandë, 2012 – Dashuria ime e ardhshme është një tregim dashurie unik që sfidon utopitë tona personale dhe kolektive.

Raw Herring / Hetty Naaijkens-Retel Helmrich, Leonard Retel Helmrich / Holandë, 2013 – Ky dokumentar tregohet nga perspektiva e një peshkatari të harengave në të cilin romanca, miqësia dhe vetë harengat festohen, por filmi gjithashtu bën kronikën e erozionit dhe rënies së njërës nga Madhështitë Holandeze të fundit të mbetura.

Leviathan/ Lucien Castaing-Taylor, Véréna Paravel/ Francë/Mbretëri e Bashkuar/SHBA, 2012 – Leviathani kap përplasjen bashkëpunuese të njeriut, natyrës dhe makinës.

More Than Honey / Markus Imhoof / Zvicërr/Austri/Gjermani, 2012 – Një film që tregon se si po zhduken bletët. Filmi na tregon për jetët e tyre. Dhe për tonën.

Pandora’s Promise / Robert Stone / USA, 2012 – Një dokumentar rreth historisë dhe të ardhmes së fuqisë nukleare.

Rafea: Solar Mamas / Mona Eldaief, Jehane Noujaim / Danimarkë, 2012 – Rafea nga Jordania është 30 vjeçare. Ajo ka katër fëmijë dhe një burrë i cili etur që të marrë një grua të tretë.

Village at the End of the World / Sarah Gavron / Mbretëri e Bashkuar, 2013 – Çfarë do të bënit po të ishit 16 vjeç duke jetuar në fshatin më të vetmuar të botës dhe duke qenë adoleshenti i vetëm në të?

 

Filmat që do të shfaqen në Garën e filmave me metrazh të shkurtër:

The lady from Estacio / Eduardo Ades / Brazil, 2012 – Zulmira është një dashnore e vjetër, e cila jeton në një lagje tradicionale të Estacios, në Rio de Janeiro. Një ditë ajo zgjohet e pushtuar nga ideja e vdekjes.

A Society / Jens Assur / Suedi, 2012 – Filmi reflekton botën në mikrokozmë, një botë e cila në fund të fundit bie në mbijetesë.

To Guard a Mountain / Izer Aliu / Norvegji/Maqedoni, 2012 – Të vetmen pikë në zemër që 12 vjeçari Isa ka për babin e tij është që ta shoh atë si burrë-dhe burrat nuk qajnë.

Bashk / Daniel Mulloy / Kosovë/Gjermani/Mretëri e Bashkuar, 2013 – Jeta e një nëne dhe djalit të saj në rrugët e Kosovës së pasluftës.

About Ndugu / David Muñoz / Spanjë, 2013 – Ndugu merr një letër nga babai i cili e ka birësuar nga Amerika, z. Schmidt, i cili sapo ka humbur të shoqen. Ndugu do të kërkoj një grua të re për të.

The Waves / Miguel Fonseca / Portugali, 2012 – Jeta dhe vdekja po xhiroheshin këtu si një tërësi: vdekja si pjesë e jetës, një ndryshim kozmik, një transformim. Dhe valët, indiferente ndaj gjithçkaje.

The Cement Mixer / Liviu S?ndulescu / Rumani, 2012 – Për njerëzit që jetojnë në një rrugë në Bukuresht, tortura ka filluar para pak ditësh, kur një vend-punishte u vendos pranë.

More Than Two Hours / Ali Asgari / Iran, 2013 – Një djalë dhe një vajzë po bredhin nëpër qytet. Ata po kërkojnë një spital për ta kuruar vajzën, por është më e vështirë se sa kanë menduar ata.

Vanished into Blue / Abdurrahman Öner / Turqi, 2012 – Një film i xhiruar me vetëm një aksion ku zgjidhja finale e dekadave të armiqësisë martesore bëhet me paragjykim ekstrem.

The Swing of the Coffin Maker / Elmar Imanov / Gjermani, 2012 – Një ndërtues i arkivoleve në një fshat rural të Azerbaixhanit mëson se djali i tij i hendikepuar mentalisht është shumë i sëmurë.

The Companion / Alvaro Delgado Aparicio / Peru, 2012 – Në një lagje periferike të Limas, një djalë i ri prostitutë kujdeset për të atin, një artizan i rënë nga pozita.

Exhaustibility / Eni Brandner / Austri, 2012 – Fragmente gjithmonë në ndryshim të qytetit, që janë rritur nëpër shekuj, vallëzojnë përgjatë rrugëve në interpretimin e tyre të larmishëm stilistik.

Morning Train / Delia Hess / Zvicërr, 2012 – Pasi që kalojnë një natë së bashku një çift ndahet.

She / Seong-hyeo Moon / Kore e Jugut, 2012 – Një shërbëtore që punon për një familje të pasur bëhet e obsesionuar nga jeta e punëdhënësit të saj. Ajo bën diçka fshehurazi kur ajo është vetëm në shtëpi.

Homo Ciris / Jana Minarikova / Sllovaki, 2013 – Një film i shkurtër rreth dëshirës për tu bërë peshk.

Column / Ujkan Hysaj / Kosovë, 2012 – Gjatë një kolone refugjatësh që ndalet në një pikë kontrolli serbe, paramilitarët serb e nxjerrin nga vetura e Ademit djalin e tij dhe djalin e vëllait të tij për të shtënë në ta.

The Runaway / Jean-Bernard Marlin / Francë, 2013 – Lakdar, një punëtor i ri në një shtëpi për kundërvajtësit e rinj në Marsej, shkon në gjyq me një nga adoleshentet për të cilën është i ngarkuar, Sabrinën.

Walking Blues / Luc Perez / Danimarkë, 2012 – Si mijëra njerëz në të gjithë botën migrojnë nga vendlindja, Abdu, një muzikant malian, ka vendosur të shkoj në Evropë.

Mod / Deniz Tarsus / Turqi, 2013 – Koha përkon me tani apo me shtatëdhjetë e tri vjet më vonë. Njerëzimi është i gatshëm të sakrifikoj gjithçka për një makinë të ëndrrave nga e cila ata janë varur edhe pse kjo makinë të çon kah vdekja.

From to / Miranda Herceg / Kroaci, 2012 – A ekzistojnë “jo-vendet” për vetën tonë? A ekzistojnë “jo-vendet” për shkak që ne kemi nevojë për to?

Black Mulberry / Gabriel Razmadze / Gjerogji, 2012 – Në qytetin e minierave të Chiaturas (Gjeorgji), dy adoleshentë kalojnë një ditë së bashku, larg nga jetët e tyre përkatëse.

She Comes in Spring / Antoneta Kastrati / SHBA, 2013 – Një grua e re misterioze viziton një baba të moshës së mesme në një fshat në Serbi, duke e detyruar atë të zbulojë një sekret të varrosur në të shkuarën e tij të kohës së luftës.

Sunday 3 / Jochen Kuhn / Gjermani, 2012 – Pjesa e tretë e serisë rreth daljeve të së dielës. Në E Diela 3, protagonisti ka një takim të verbër me Kancelaren.

All of that / Branislav Milatovi? / Mal i Zi, 2012 – Shoku i klasës së Danilos ka ndërruar jetë. Babai do që t’ia tërheq vëmendjen e djalit nga varrimi dhe obligimet si kryetar i klasës, duke shkuar në pushim ditor.

The Mass of Men / Gabriel Gauchet / Mbretëri e Bashkuar, 2012 – I frymëzuar nga ngjarjet që përcjellin Trazirat e Londrës më 2011 dhe fjalimin famëkeq që pasoi i kryeministrit David Cameron, Masa e Burrave jep një vështrim të vrazhdë në rrezikun e shtypjes, zhgënjimit dhe apatisë.

The Radar / Jan Rouiller, Nicky Marbot / Francë, 2012 – Si i merrni fotot nga një kuti e regjistrimit të shpejtësisë? Ju sigurisht nuk duhet të llogarisni në ndihmën e Ciganëve FENDER dhe BAGUETTE, e aq më pak në JOSE. Sa për policinë, ata janë të zënë me… grabitësit!

The Date / Jenni Toivoniemi / Finlandë, 2012 – Burrëria e Tinos vihet në provë para dy grave kur ai duhet të jetë nikoqir i një takimi të Diablos, maçokun e familjes.

Velo Mystery / Jörn Staeger / Germany, 2013 – Një skulpturë eksperimentale e filmit të shkurtër rreth marrëdhënies simbiotike në mes të njerëzve dhe biçikletës.

Voice Over / Martin Rosete / Spanjë, 2012 – Nuk do të ju tregoj zëri i kujt na drejton drejt nëpër tri situata ekstreme të cilat në të vërtetë janë të njëjta. A do të mbijetoni?

Whale Valley / Guðmundur Arnar Guðmundsson / Iceland/Danimarkë, 2013 – I vendosur në një fermë të izoluar të Islandës, Lugina e Balenave përcjell një djalë shtatë vjeçar i cili rastësisht ndërpret tentim vetëvrasjen e vëllait të tij më të madh.

Ziegenort / Tomasz Popakul / Poloni, 2013 – Djali Peshk është një adoleshent që ballafaqohet me sfidat e rritjes. Problemet e tij janë posaçërisht të rënda, me që ai është ndryshe nga gjithë të tjerëve. Ai është gjysmë djalë, dhe gjysmë peshk.

Chamomile / Neritan Zinxhiria / Greqi, 2012 – Ajo është vetëm. Vendi i të jetuarit është shumë larg, ndërsa bota e të vdekurit mban erë kamomili.

 

Filmat që do të shfaqen në Garën e filmave nacional:

A është më mirë këtu apo atje? / Elena Avdija / Kosovë/Francë, 2012 – Gati 15 vjet pas lufte në Kosovë, vendi gjendet ende në një situatë jo stabile politike dhe në një gjendje dramatike ekonomike.

Balkan Xpress / Bar?? Karamuço / Maqedoni/Kosovë/Serbi/Kroaci/Zvicërr, 2012 -“Balkan Xpress” është një film dokumentar i rrugës që i përfshin Maqedoninë, Kosovën, Serbinë dhe Kroacinë.

Çunat e Lagjes / Tan Kazazi / Shqipëri, 2012 -20 vjet pas komunizmit…Lagjja e ish parkut të autobusëve, si shumë lagje të tjera në Tiranë ka përjetuar ndryshime të thella.

Dikushi Tjetër / Lendis Shkalla / Shqipëri, 2013 – Burri, peshkatar dhe gruaja e mbuluar me ferexhe, ndryshojnë relatën midis tyre, kur aty shfaqet një piktore.

Ditëlindja / Violana Murataj / Shqipëri/SHBA, 2011 – Përmes aktit të organizimit të ditëlindjes së 25-të brenda një bunkeri, regjisorja dëshiron që të ballafaqoj simbolin tiranik me vetëdijen e matur për qëllime të ndërrimit të kuptimit të tij në mënyrë ironike në një simbol të mikpritjes.

Gjermanët ma kan pak tutën / Alban Muja / Kosovë, 2013 – Një burrë në qytetin e Mitrovicës (Kosovë) në të 50-at pohon se ai është Hitleri, ndonëse ai nuk e mbështet trashëgimin e Hitlerit.

Nëse…/ Florenc Papas / Shqipëri, 2013 – Dy vëllezër blejnë një pistoletë për të marrë hakun e babait të tyre.

The Stone on the Shore / Jonada Jashari / SHBA, 2012 – The Stone on the Shore (Guri në Breg) dramatizon triumfin e shpirtit mbi dhimbjen e zisë.

Ujë dhe varrë / Ersin Shamli / Kosovë, 2012 – Në kulmin e problemeve sociale, Agimit, befas i lind një ide mbijetuese. Kjo ide me komplekse morbide dhe humor të zi, Agimit i kthehet si bumerang fatal.

Zibidi / Nart Zeqiraj / Kosova, 2012 – Tre shokë rrinë ulur rreth një tavoline në një kafene dhe bëjnë plane se ku të shkojnë të vazhdojnë ndejën.

Night Ride / Kamer ?im?ek / Kosovë 2013 – Një udhëtim me taksi nëpër qytet zbulon sekrete të vogla nga e kaluara.

Besa / Astrit Hyskaj / Albania/Kosovë 2013 – Një grua Jevge kërkon strehim në Shqipëri për t’i ikur persekutimit nga Nacistët.

 

Filmat që do të shfaqen në GAarën e filmave për të rinjë:

African Race / Julien Paolini / Francë, 2012 – Diku në Afrikë, ndodh një garë nëntokësore me biçikleta.

Batman at the Checkpoint / Rafael Balulu / Gjermani, 2012 – Një veturë izraelite dhe një palestineze bllokohen në trafik para barrikadës në hyrje të Jerusalemit, duke ardhur nga Deti i Vdekur.

Beerbug / Ander Mendia / Spanjë, 2012 – Joe, i cili është i zënë duke udhëhequr një pompë benzine të vjetër, vendos të pushojë dhe të pijë një birrë. Përpjekja e tij për ta shijuar birrën dështon sepse dikush po e vjedh atë para hundës së tij.

Upside down / Gabriela Dalmasso, Tiago Scorza / Brazil, 2012 – Zeco jeton në kontakt të afërt me natyrën. Kontakti i tij i parë me botën urbane ngjan kur një vajzë nga qyteti vjen për t’i kaluar pushimet e saja në këtë zonë.

The Violin Boy / Irdit Kaso / Shqipëri, 2013 – Klausi 10 vjeç, shkon në kurse violine. Fëmijët e lagjes e ngacmojnë çdo ditë.

Learning to fish / Teemu Auersalo / Irlandë, 2012 – Është një film rreth humbjes së shkathtësive bazike të mbijetesës dhe rreth dëshirës për t’i gjetur ato instinkte përsëri.

Moritz and the Woodwose / Bryn Chainey / Gjermani, 2013 – Duke luftuar për tu t’ia dal mbanë me vëllanë e tij të sëmurë, një djalë bën një marrëveshje makabre me një të huaj monstruoz.

Black Christmas / Juuso Räsänen / Finlandë, 2012 – Imigranti etiopian Samueli e ka punën më të pakëndshme në botë – ai punon si Babadimër në Finlandë dhe nuk e flet gjuhën.

Nuclear Family / Bongkeun Kwon / SHBA, 2013 – Eun-Seos, e cila kishte ardhur në SHBA, i mungon babai i saj të cilin e ka lënë në Kore. Në ëndërr, babai i saj e mëson atë si të lutet në mënyrë që ta tejkalojë frikën.

These things happen / Grigory Kurdyaev / Rusi, 2012 – Kjo histori përshkruan mundësinë e ndjenjave të larta dhe të pastra në mes të njerëzve të moshave të ndryshme dhe shfaq, se si këto ndjenja mund të transformojnë një person, për ta bërë atë më të mirë.

Nicoleta / Sonia Liza Kenterman / Mbretëri e Bashkuar/Greqi, 2012 – 1951: në malet e Greqisë ende plot urrejtje të luftës civile, një djalë, si kryefamiljar, është përgjegjës për fatin e motrës së tij foshnjë.

Më Shumë

Rifat Jashari kërkon që të gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar

Në Gllogjan të Deçanit u mbajt manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”. Sot më 24 mars u bënë 26 vjet nga rezistenca e UÇK-së me...

Kurti: Me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë për çlirim

Kryeministri Albin Kurti, tha se bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit për çlirim. “Kushtrimi i lirisë dhe lufta...

Lajmet e Fundit