Mbi 250 filma në tetë kategori garuese, do të shfaqen në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtare të filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”.
Edicioni i 21-të i ‘DokuFest-it” nisë të premten, më 5 gusht dhe do të zgjas deri më 13 gusht në Prizren.
Gjatë një konference të mbajtur sot, drejtues të festivalit bënë të ditur se këtë vit “DokuFesti” do të bëjë nominimin e një filmi për çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit.
Linda Llulla, drejtoreshë ekzekutive e “DokuFesit” tha gjatë konferencës se edicioni i sivjetmë do të rikthehet me programi e mbi 250 filma dhe një program special.
“Këtë viti e kemi rikthyer edhe programin e filmave për fëmijë, ‘DokuKids’ dhe pjesën muzikore të festivalit ‘Dokunights’ si dhe do të kemi edhe 5 punëtori të ndryshme”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, Veto Nurkollari, drejtor artistik i festivalit, tha se i gjithë programi i “Dokufest-it” do të jetë për publikun, pa pjesë virtuale.
Ndërsa ka thënë se do të ketë edhe debate ku do të diskutohet rreth temës së festivalit, “Si të mbijetojmë?” (How to Survive…?).
“Edhe një pjesë e filmave që do të shfaqen kanë temën e festivalit. Besojmë se nga këto debati të kemi ndonjë përgjigje për këtë pyetje të madhe jo vetëm për këtë vend, por edhe për planetin”, ka thënë ai.
Kurse, regjisori Samir Karahoda ka thënë se në programin e filmave të shkurtër do të garojnë 30 sosh që vijnë nga vende të ndryshme.
“Këtë edicion, nga kategoria e filmit të shkurtër do të nominojmë një film për çmimet e Akademisë Evropiane të Filmit”, tha Karahoda.
Ndërsa, Alba Çakalli producentë e festivalit tha gjatë konferencës se ‘DokuNight” do të ketë tetë netë muzikore në dy vende në Prizren.
“Programi muzikor është përzgjedhur nga Leart Rama i cili është munduar që të sjell një program të pasur me artistë që për herë të parë vizitojnë do ta vizitojnë ‘DokuFestin’”, tha ajo./Kallxo.com