17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

DokuFest sjellë utopinë në festivalin Mikser!

Mikser-Festival-utopijaDokuFest është ftuar të kuroj një program të filmave të cilët do të projektohen në Urban Film Pilot – i cili prezanton festivalet rajonale dhe ndërkombëtare në këtë edicion të Festivalit Mikser në Beograd.

Mikser është njëri ndër festivalet më të mëdha rajonale dhe si një platformë multi-kulturore ajo përfshin intervenime urbanistike me artistë, punëtori digjitale, ekspozita, projektime të filmave, instalacione në hapësirë dhe ligjerata – në një tentativë për të ringjallur lagjen Savamala në Beograd. Mikser Festival 2014 është i fokusuar në idenë e utopisë së qëndrueshme dhe hulumton taktikat urbane prej një perspektive kreative.

Drejtori i programit të DokuFest, Veton Nurkollari, e kuroi një program me filma të cilët e rishqyrtojnë konceptin e utopisë. Programi përfshinë dokumentarë të cilët janë shfaqur në edicionet e kaluara të DokuFest: Future my love nga Maja Borg për një histori dashurie e cila sfidon utopitë tona kolektive dhe personale në kërkim të lirisë; Life in Loops – ( A Megacities Remix) një film ese nga Timo Novotny për jetën në disa nga qytetet e mëdha në botë; City of Cranes nga Eva Weber i cili e bën publikun të udhëtoj në qiell dhe të shoh botën në sytë e vinçave dhe Surpriseville nga Tim Travers Hawkins për një lagje periferike paranojake të shekullit të 21 në një komunitet të izoluar në Surprise, Arizona. Filmat do të shfaqen të premten më 6 qershor në ora 20:00.

Poashtu, njëri ndër themeluesit e DokuFest, Eroll Shporta, do të prezantoj festivalin dhe të merr pjesë në panelin “Cultural Industries” për të diskutuar për ndikimin e DokuFest në qytetin e Prizrenit dhe në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Liridon Rexhës, familja kërkon mbështetje financiare

Familja e Liridon Rexhës ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, pas një periudhe trajtimi tre-mujor me kimioterapi dhe imunoterapi...

Lajmet e Fundit