3.6 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

‘DokuFest’, thirrje për aplikim në ‘Kino Prizren’

“DokuFest” ka hapur thirrjen e aplikimit për punëtorinë “Kino Prizrenin”, i cili do të mbahet më 9 – 13 gusht në Prizren.

“Thirrja për aplikim është e hapur për pjesëmarrësit nga të gjitha kualifikimet, aftësitë dhe përvojat: regjisorë, skenaristë, kameramanë, aktorë, mjeshtër zërimi dhe ndriqimi, montazhier, muzicientë, make-up artistë, kostumografë dhe entuziastë të filmit”, thuhet në një kumtesë të këtij festivali.

Filmëbërësit e përzgjedhur do të ftohen në Prizren gjatë festivalit DokuFest për të organizuar ekipin dhe për të shkruar, xhiruar, edituar dhe për të shfaqur filmat e tyre. Filmat e përfunduar shfaqen gjatë “DokuFest 2015”.

“Ne ju këshillojmë që të vini më një koncept/ide të asaj që ju doni të xhironi dhe të merrni pajisjet e juaja me vete”, thuhet më tej në këtë kumtesë.

Afati i fundit për aplikim është 10 korrik.

Pagesa për pjesëmarrje është 50 Euro. Kjo përfshin pjesëmarrjen, akomodimin dhe ushqimin si dhe çasjen në evenimente tjera të festivalit (expozita, ahengje, etj.). /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kupa e Kosovës për meshkuj do të zhvillohet në Rahovec

Kupa e Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të mbahet në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec, mëson ekskluzivisht Klan Kosova. Sipas informacioneve të siguruara nga...

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Lajmet e Fundit