9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Dorëzohet Bordi i ZRRE-së, shfuqizon tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE),  ka marrë vendim sot që të shfuqizojë tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike.

Nga ky dikaster përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se vendimi për të shfuqizuar tarifat e shtrenjta është marrë pasi Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

ZRRE vendimin për të rritur tarifat e kishte marrë më 8 shkurt të këtij viti, shkruan FrontOnline.

Njoftimi i plotë:

ZRRE më datë 18 maj 2022, ka pranuar nga Gjykata e Apelit Aktvendimin AA.nr. 364/2022 me të cilin, Gjykata ka refuzuar ankesën e ZRRE-së dhe ka vërtetuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike, të aprovuar nga ZRRE, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor, përkitazi me padinë e paditëses.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, Bordi i ZRRE-së me datë 20 maj 2022, në Seancën e jashtëzakonshme, ka nxjerr vendim, me të cilin shtyhet ekzekutimi i Vendimit V_1489_2022 i datës 08.02.2022, sipas Aktvendimit AA.nr.364/2022 të Gjykatës së Apelit./FrontOnline

Më Shumë

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Lajmet e Fundit