7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Doris Pack: Kosovës i duhet koalicioni PDK-LDK

Doris PackEurodeputetja gjermane Doris Pack ka thënë se zgjedhjet e 8 qershorit kanë kaluar shumë mirë. Ajo ka thënë se pas këtyre zgjedhjeve Kosova është duke u ballafaquar me krijimin e një koalicioni qeverisës.
Eurodeputetja gjermane dhe mikja e madhe e Kosovës, Doris Pack, ka thënë se në situatën në të cilën ndodhet tani Kosova, koalicioni LDK – PDK do të ishte zgjidhja më e mirë për Kosovën. Ajo është shprehur shumë e brengosur për hyrjen e LDK-së në koalicion me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti. “Për më tepër, jam e brengosur se një lidhja e tillë midis këtyre partive dhe as personi i nominuar për kryeministër nuk janë ato që tani i duhen Kosovës”, ka thënë Pack në një intervistë për “Radio Kosovën”.

Zonja Pack, si e vlerësoni procesin zgjedhor të 8 qershorit?
Doris Pack: Të gjitha informacionet që kam marr janë tejet pozitive për zgjedhjet e 8 qershorit. Ato kaluan të rregullta. Kësaj radhe nuk ka as një vërejte dhe, siç e dini, askush nuk ka thënë as qoftë edhe një fjalë të keqe për zgjedhjet. Pra, mendimi im është se ato u zhvilluan dhe u mbajtën në mënyrë shumë korrekte.

Partia e kryeministrit Hashim Thaçi doli fituese e zgjedhjeve, por ai nuk e ka shumicën e votave për ta formuar qeverinë. Në anën tjetër, katër parti janë bërë bashkë për t’ia pamundësuar formimin qeverisë zotit Thaçi. LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa, AAK-ja nga z. Haradinaj, Vetëvendosje! nga Albin Kurti dhe Nisma nga zoti Fatmir Limaj kanë propozuar për mandatar zotin Ramush Haradinaj. Cili është komenti juaj?

Doris Pack:Nuk më ka gëzuar kjo gjë, sepse zoti Haradinaj nuk i ka fituar këto zgjedhje. Nuk është as fituesi i dytë. Mendoj se ka zgjidhje më të mirë. Është e natyrshme që një parti, e cila i fiton zgjedhjet, por nuk ka shumicën, të kërkojë një partner koalicioni dhe ta farkojë atë. Kështu ishte e detyruar edhe Angala Merkel. Me të njëjtin problem tani po ballafaqohet edhe Kosova dhe kjo është e natyrshme në të gjitha demokracitë. Prandaj, është legjitime nëse disa parti mblidhen rreth një koalicioni për të themeluar një qeveri të re. Unë nuk kam as dyshimin më të vogël të legjitimiteti që ka një iniciativë e tillë. Por, pyetja shtrohet: a është zoti Haradinaj ai që duhet të nominohej për kryeministër?! Pyetja tjetër është: nëse partia ime si motër, Lidhja Demokratike e Kosovës, po lidh koalicion me parti që duan kthimin e Kosovës prapa. Këtë e them kur kujtoj programin e Vetëvendosje!-s dhe Albin Kuritit, i cili nuk dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe përparimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë. Të paktën kështu e ka thënë vetë disa herë z. Kurti. Përveç kësaj, VV-ja është një parti që kërkon krijimin e Shqipërisë së Madhe. Prandaj, mendoj se partia e Ibrahim Rugovës nuk do të duhej të ishte në një koalicion me një parti të tillë dhe nuk mund ta marr me mend se mund të mbështesë diçka të tillë. Për më tepër, jam e brengosur se një lidhje e tillë midis këtyre partive dhe as personi i nominuar për kryeministër nuk janë ato që tani i duhen Kosovës.
A është kjo arsyeja që ju e paralajmëruat sot zotin Mustafa nëpërmjet një postimi në llogarinë tuaj në “Tweeter”?
Doris Pack: Unë nuk kam paralajmëruar askënd, unë kam shprehur brengën time. Unë brengosem për Kosovën. Ne duam njerëz në qeveri që punojnë për të ardhmen e Kosovës. E konsideroj shumë të drejtë synimin e z. Mustafa, që me këto parti ta rrëzojë zotin Thaçi dhe partinë e tij, PDK-në, por në një rast të tillë do të duhej LDK-ja ta nominonte kryeministrin, pasi ajo është partia e dytë. Në një rast të tillë do të kisha mirëkuptim dhe nuk do të kisha asgjë kundër. Brenga ime është se LDK-ja lidh koalicion me parti që kanë qëllime të cilat nuk do të duhej t’i kishin.

Mund të paramendoni një koalicion të madh midis LDK-së dhe PDK-së ashtu siç është në Gjermani midis dy parive më të mëdha?
Doris Pack: Mendoj se në situatën në të cilën tani ndodhet Kosova kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Ky është vetëm mendimi im dhe nuk i jap vetes të drejtë të jap këshilla nga Gjermania. Ky koalicion i LDK-së tani, me parti që dëshiron krejt diçka tjetër në kundërshtim me qëndrimin e Bashkimit Evropian, mendoj se nuk do ta bëjë Kosovën të lumtur.

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Lajmet e Fundit