2.7 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Dostojevski ishte dënuar me vdekje, u fal pak para ekzekutimit

Shkrimtari i madh rus, Dostojevski, ishte dënuar një herë me vdekje nga Cari. Dhe më pas është falur, duke iu konvertuar kjo në 4 vjet burg dhe 4 të tjera mobilizim të detyruar në ushtrinë ruse.

Ishte viti 1849, kur shkrimtari sapo kishte mbushur 28 vjeç. Bashkë me një grup miqsh dhe artistësh të tjerë, ai ishte pjesë e rrethit letrar “Petrashevskij”, një grupim që kishte rënë mjaft në sy edhe për idetë e tij anticariste.

Kështu, Cari urdhëron burgosjen e të gjithë rrethit letrar dhe brenda pak muajsh, gjykata e kohës i dënon me vdekje për veprimtari subversive. Biografë të Dostojevksit, madje shkruajnë që vendimi është anuluar pikërisht ditën e ekzekutimit. Shkrimtarë dhe artistët janë marrë dhe dërguar në fushën e ekzekutimit, duke pritur me orë të tëra në një të ftohtë ekstrem skuadrën e pushkatimit, e cila po vononte. Por, në vend të saj, vjen një letër e firmosur nga vetë Cari, që anulonte vendimin.

Një falje kjo, që ai e aplikonte shpesh në momentet e fundit, për të manifestuar kështu mëshirën e tij ndaj nënshtetasve të vet, e cila po të mos kish ndodhur, do t’i mohonte fondit të Letërsisë Botërore një kolos dhe disa vepra të ndritura më pak. Fjodor Dostojevski (1821-1881) është shkrimtar rus i shek.XIX, ndër më të mëdhenjtë e të gjithë kohërave.

Ai ka shkruar 11 romane dhe një sërë novelash dhe tregimesh, por veç të tjerave, konsiderohet si pararendësi më tipik i ekzistencializmit, rrymës letraro artistike të lëvruar në shekullin e XX-të.

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Dy vite pa Illmen Bajrën – KB Bashkimi e kujton figurën dhe kontributin e ti

Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Illmen Bajrës, figurë e respektuar e komunitetit sportiv prizrenas. Klubi i Basketbollit Bashkimi ka përkujtuar...

Lajmet e Fundit