8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dragash: Dënohet me 300 euro i pandehuri pasi që pranojë fajësinë për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, të enjten, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të pandehurit Dardan Sinani, i cili akuzohej për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, e ka dënuar të akuzuarin  me shumën prej 300 eurosh, pasi që ai e ka pranuar paraprakisht fajësinë, për veprën e cila i vihej në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtarja Kurteshi, e ka obliguar atë edhe me pagesën e shpenzimeve procedurale dhe atë 60 euro për ekspertizat mjeko ligjore, 30 euro për paushallin gjyqësor dhe 30 euro në emër të fondit për viktimat e krimit.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Musli Gashi, i akuzuari Sinani ka deklaruar se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet, duke u shprehur se i vjen keq.

“Me vjen keq për këtë që ka ndodhur, nuk kam dashur, askush nuk do, me të dëmtuarin kam pirë kafe pasi që ka ndodhur aksidenti. Kemi marrëdhënie të mira. Kërkoj që gjatë shqiptimit të dënimit, të keni parasysh faktin se unë jam përfitues i ndihmës sociale dhe kam kushtet e vështira” ka deklaruar i pandehuri Sinani në fjalën  tij.

Pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, nuk e ka kundërshtuar as prokurori Gashi, pasi që siç ka thënë ai, i njëjti është bërë me vullnet, pa presion dhe pa forcë.

Sipas aktakuzës së ngritur me datën 5 mars 2020, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dardan Sinani, akuzohet se me datën 13 qershor 2019, rreth orës 18:40, në fshatin Brrut, komuna e Dragashit, saktësisht tek varrezat e fshatit, duke drejtuar automjetin e markës “W Golf”, vepron në kundërshtim  me nenin 53 të Ligjit mbi Rregullat e Trafikut Rrugor.

Si rrjedhojë e pakujdesisë ai nuk ka treguar kujdes për këmbësoret, në atë mënyrë që duke arritur tek vendi kritik, me pjesën e djathtë  të automjetit godet të dëmtuarin Masar Skenderin, i cili në ato momente ishte duke ecur skaj rrugës.

Si pasojë e goditjes, i dëmtuari sipas ekspertes mjeko ligjor Bergita Curri, pëson dëmtime të rënda trupore, dëmtim të nyjës së shputës së majtë, gërvishtje të lëkurës në vithe si dhe thyerje të dy kockave, të shputës së djathtë.

Me këto veprime, ai ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” e paraparë në nenin 370, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 dhe 1, Kodi  Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit