Dragash/ IPK arreston një polic, tre qytetarë dhe suspendon dy eprorë të policisë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar nga puna dy eprorë të policisë, pasi nuk i ofruan siguri të mjaftueshme një qytetari të arrestuar mbrëmë në Dragash. Po ashtu ka arrestuar edhe një polic i cili ishte përfshirë në një sulm fizik brenda stacionit policor.

Sipas njoftimit për media, IPK është informuar se brenda Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë një të dyshuar në stacion, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona të tjerë.

Së bashku me qytetarët që  kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë edhe një zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar prokurori kujdestar në Prizren dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar, një pjesëtarë i PK-së, polic i ri dhe tre persona tjerë civil”, njofton IPK.

Lidhur me këtë rast, për menaxhim të dobët të rastit dhe dështim në ofrimin e sigurisë së të dyshuarit, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar një toger policor (shefi i Hetimeve të Stacionit) dhe një rreshter policor (Shef i ndërrimit).

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit