8.7 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Dragash/ Shtyhet gjykimi për kanosjen me sëpatë

Mungesa e të akuzuarit për kanosje, Ferit Selmani, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjykatësi Bekri Vehapi, ka deklaruar se për të pandehurin Selmani nuk ka fakte se është i ftuar në mënyrë të rregullt, pasi që siç shihet nga shkresat e lëndës, ai jeton jashtë vendit.

Për shkak të mungesës së kushteve ligjore, gjyqtari Vehapi, seancën e së enjtes e ka shtyrë për kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 tetor 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Ferit Selmani akuzohet se me 14 gusht 2018, rreth orës 11:30, në fshatin Vranisht, me qellim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos të dëmtuarin Rejhan Selmani.

Sipas aktit akuzues, pas një mosmarrëveshje pronësore që kishin mes vete, derisa i dëmtuari kishte qene duke rregulluar një rrënojë në pronën e tij, i pandehuri shkon aty, fillimisht bën një fotografi dhe pastaj i dëmtuari i thotë “fotografo pronën, e jo neve” .

Prokuroria pretendon se në atë moment i pandehuri e kanos atë me fjalët “mos se ta heq kokën me ketë sëpatë, e pastaj mbesin fëmijët e tu jetim”,  me ç’ rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth dhe pasiguri për jetën e tij.

Me këto veprime, ai akuzohet të ketë kryer veprën penale “kanosje”, nga neni 185, paragrafi 4 e Kodit Penal të Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Kalaja e Prizrenit e hapur për fishekzjarrët e natës së ndërrimit të moteve

Më 31 dhjetor, nga ora 22:00 deri në 00:00, Kalaja e Prizrenit do të jetë e hapur për qytetarët që duan të shijojnë fishekzjarrët...

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga...

Lajmet e Fundit