11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Dragash:Dëgjohen dëshmitarët, në rastin ku të pandehurit po akuzohen se kanë penguar Policinë e Kosovës

Me dëgjimin e dëshmitarëve Florim Hoti dhe Sedat Ramadani, ka vazhduar seanca gjyqësore, në rastin ku të pandehurit Rexhep Kamberi, Hysni Danjalli, Shukri Asllani, Ahmet Beshiri, Sejdi Hasani dhe Fikret  Nuhiu, po akuzohen për veprën penale “pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Dëshmitari Hoti, në seancën e cila është mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka deklaruar se në fshatin Vranisht, së bashku me zyrtaret e tjerë policor, ka shkuar për të kryer një bastisje, mirëpo pasi kanë përfunduar punën aty, me tu kthyer, ka venë re se në qendër të këtij fshati janë mbledhur afro 150 veta, të cilët ja u kishin bllokuar rrugën.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

Hoti  me tutje ka thënë se, shkas i bllokimit të rrugës së patrullave të policisë, nga ana e fshatareve, ka qenë fakti se ata gjatë bastisjes, kanë arrestuar edhe pronarin e shtëpisë, Sejkin Rushiti.

“Personat të cilët na kanë bllokuar rrugën, kanë qenë të moshave të ndryshe, gra, burra, pleq dhe na janë drejtuar me shpifje dhe fyerje të ndryshme, duke mos na lejuar të kalojmë. Fyerjet kanë qenë në gjuhen serbe, të llojllojshme si jebem ti drzhavu, llopovi, krimineli, tu je serbije, e shumë fjalë të tjera, të cilat nuk kam mundur ti mbaj mend”, ka thënë dëshmitari Hoti.

I pyetur nga ana e prokurorit Musli Gashi, se a janë sulmuar fizikisht dhe a kanë pasur dëme materiale, dëshmitari ka thënë se një e gjë e tillë nuk ka ndodhur, si dhe nuk mund të mbaj në mend, nëse të pandehurit, prezent, kanë qenë të pranishëm, ngase që nga atëherë ka kaluar shumë kohë.

Deklaratën e dëshmitarit Hoti, nuk e kanë kundërshtuar as  të pandehurit, pasi që siç kanë thënë ata, ajo çfarë dëshmitari ka deklaruar është e vërtet dhe reale.

Në seancën e së martës, dëshminë e vet për rastin, e ka dhënë edhe dëshmitari tjetër, Sedat Ramadani, i cili ka thënë se qëllimi i masës protestues, e cila ju kishte bllokuar rrugën në fshatin Vranisht, ka qenë lirimi i të dyshuarit, shtëpinë e të cilit e kishin bastisur.

Dëshmitari Ramadani, ka thënë se turma e mbledhur, ka tentuar ti shtyjë, mirëpo dëme materiale nuk kanë pësuar.

Gjyqtari i çështjes, Fatmir Krasniqi, seancën e radhës për këtë rast, e ka caktuar me datën 2 mars 2021, në ora 10:00.

Përndryshe, sipas aktakuzës së ngritur me 30 prill 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren, të pandehuri Rexhep Kamberi, Hysni Danjalli, Shukri Asllanit, Ahmet Beshirit ,Sejdi  Hasanit dhe Fikret Nuhiut akuzohen se me datën 28 korrik 2017, rreth orës 18:20, në fshatin Vranisht, komuna e Dragashit, me forcë pengojnë policet në cilësinë e personave zyrtar.

Vepra ndodh në atë mënyrë që , gjatë një plani operativ të Policisë së Kosovës, Njësia Hetuese “SHR” dhe njësitë e tjera mbështetëse të policisë, të cilat kishin shkuar në fshatin Vranisht, për kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse të Sejkin Rushitit, i dyshuar si pjesëtar i Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Inteligjencës.

Sipas aktakuzës, pasi që  policia fillon me kontrollimin e shtëpisë së tij, qytetaret fillojnë të mblidhen afër shtëpisë se të dyshuarit, fillimisht vetëm vëzhgojnë veprimet e policisë, por pasi që  përfundon kontrolli i shtëpisë dhe policia dëshiron të largohet nga  vendi i ngjarjes , të pandehurit , Rexhep Kamberi, Husni Danjalli, Shukri Asllanit, Ahmet Beshirit ,Sejdi  Hasanit dhe Fikret Nuhiut, i prijnë turmës së qytetareve të revoltuar ,të cilët bllokojnë rrugën për rreth 30 minuta.

Ata me këto veprime kanë bllokuar rrugën e automjeteve zyrtare dhe njëkohësisht në shenj pakënaqësi fillojnë të fyejnë me fjalë të tilla nacionaliste  si , “ jebem ti derzavu” , “lopovi” , “krimineli” , “to je serbije “, “ovde je sebije” , “majmun”, “ovde je serbije” , me të cilat veprime , kanë penguar personat zyrtar , në kryerjen e detyrave zyrtare.

Me këto veprime ata dyshohet të kenë kryer veprën penale “pengimi i personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” e paraparë në nenin 401, paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Lajmet e Fundit