9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

I jepet lamtumira 15-vjeçarit që u vra me thikë dje në Prizren

Të martën pasdite, në varrezat e qytetit në Prizren, i është dhënë lamtumira të riut 15 vjeçar, i cili dje ndërroi jetë nga plagët e marra, pasi ishte goditur me mjet të mprehtë pas një përleshjeje mes disa të miturve.

Familjarë, të afërm, nxënës e qytetarë, pasditen e së martës i kanë dhënë lamtumiren e fundit 15 vjeçarit, L. B nxënës i shkollës së mjekësisë ”Luciano Motroni” në Prizren, i cili dje humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë gjatë një përleshjeje mes disa të miturve.

Sipas Policisë rajonale të Prizrenit, njëri nga të miturit e dyshimtë e ka goditur viktimën me thikë, duke i shkaktuar lëndime serioze, nga të cilat viktima ka humbur jetën.

Zyrtarët policorë kanë pohuar se sipas informatave fillestare rezulton se viktima dhe të dyshuarit tjerë janë nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”.

Lidhur me këtë rast tragjik, Prokuroria Themelore e Prizren, përmes një komunikate drejtuar mediave, ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të miturit që ka shkaktuar vrasjen të caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të miturit e tjerë, që kanë marrë pjesë në përleshje, janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo ngjarje ka tronditur edhe drejtuesit shkollës “Luciano Motroni” si dhe autoritetet komunale në Prizren, të cilët e kanë dënuar rastin.

Më Shumë

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Ndërron jetë nëna e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një...

Lajmet e Fundit