Prokuroria në Prizren, 48 orë në mbajtje për të dyshuarin për tentim vrasje

I dyshuari E. R. është ndalur për 48 orë, pasi dyshohet për tentim vrasje, njofton Prokuroria Themelore në Prizren.

“Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë i pandehuri me inicialet E.R., për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar sipas urdhërarrestit, se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje” nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 të KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë, shkruan “PrizrenPress”.

Tentim vrasja është raportuar dje nga policia.

Të dyshuarit i është konfiskuar edhe një AK-47 me 25 copë fishekë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK në Prizren mobilizohet për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është mbajtur takim me asamblistët e kësaj...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Lajmet e Fundit