3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Drejtësia aministon heshtur kriminelët e luftës

Gjykata-qekiqiInstitucionet kosovare të drejtësisë së pasluftës, në mesin e shumë dështimeve, radhisin edhe mungesën e plotë të gjykimit dhe vendosjes para drejtësisë meritore të kriminelëve serb të luftës, që vranë shqiptarë të pafajshëm. Ende nuk dihet numri i tyre, qoftë i denoncuar, i gjykuar ose aktakuza të ngritura dhe procese gjyqësore të përfunduara.

Ekspertët e drejtësisë në Kosovë konsiderojnëë se kjo fushë veprimi i drejtësisë së Kosovës po vazhdon të jetë një nga pikat më të dobëta tash e 14 vjet pas luftës, pasi gjyqëtarëve dhe prokurorëve të Kosovës po u mungon guximi për hetimin, kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të kriminelëve serbë të luftës në Kosovë, por edhe të atyre shqiptarë, shkruan Kosova Sot.

“Institucionet e Kosovë në këtë fushë nuk kanë bërë thuajse asgjë. Cilido shtet serioz do ta kishte trajtuar pa hezitim dhe me seriozitetin më të madh një problematikë të tillë. Në këtë rast konkret vlerësoj se ka dështuar plotësisht administrata e shtetit”, ka thënë eksperti i çështjeve ligjore e kushtetuese, Riza Smaka.

Ai tha se mungesa e angazhimit në këtë drejtim është krejt e pajustifikueshme, kurse mosfutja e temës së krimeve të luftës edhe në bisedimet me Serbinë, që të autorizihet drejtësia serbe për t’i ndjekur kriminelët e fshehur brenda territorit të saj, është edhe një lloj aministie e heshtur.

Edhe Ramadan Kelmendi, jurist, tha se edhe vetë është një dëshmitar konkret i rasteve të denoncuara në drejtësinë e Kosovës për krimet konkrete dhe kriminelët që i njeh personalisht, po ato as nuk duhet ku kanë përfunduar dhe as që është informuar për renditjen e rrjedhës së tyre eventuale në process.

“Të gjithë ata që kanë bërë krimem të çfarëdo natyre qofshin që jetojnë brenda territorit të Kosovës, është dashur të ndiqen dhe të ngriten procedura për hetimin dhe ndëshkimin e krimit të shkaktuar. Është shumë evidente në këtë fushë që Gjyqësori i Kosovës dhe Hetuesia në veqanti nuk e kanë kryer as obligimin e vet ligjor e kushtetues. Ka shumë faktorë që, siapas meje, serbët e veriut, por edhe ata që jetojnë në pjesën jugore, nëpër këto komunat artificiale, jetojnë akoma lirshëm edhe duke pasur në mesin e tyre kriminelë të luftës, madje disa prej tyre edhe duke ua hapur mundësinë që të jenë pjesëtar të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ramadan Kelmendi.

Më Shumë

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

22 mijë e 418 foshnja erdhën në jetë në Kosovë nga janari deri në tetor

Nga janari e deri në tetor të këtij viti, në Kosovë kanë lindur 22 mijë e 418 fëmijë. Kështu thonë të dhënat e publikuara të...

Lajmet e Fundit