26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Drejtësia kosovare amnistoi pushtetarët e korruptuar

Në pritje të themelimit të Gjykatës Speciale

Gjykata të trajtojë edhe krimet e rënda ekonomike

“Kosovës i duhet një Gjykatë Speciale për krime të rënda ekonomike dhe për vrasjet me motive politike, sepse drejtësia e Kosovës për 16 vjet me radhë ka dështuar që prapa grilave t’i dërgojë njerëzit e korruptuar, e sidomos ‘peshqit e mëdhenj’ të politikës, të cilët janë fajtorët për shkatërrimin e ekonomisë”, thotë analisti Faik Krasniqi

Gjykata Speciale, e cila pritet të themelohet shpejt, sipas ekspertëve do të ishte e pakuptimtë, nëse ajo do të fokusohej vetëm në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës. Në fakt gjithë ai investim dhe ajo bujë e madhe nuk do të kishte kuptim, nëse nuk inkorporohen të drejtat dhe kompetenca për të trajtuar të gjithë rastet e rënda të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nisur nga 1999 e deri në fund të vitit 2014.

Për ta shpëtuar shtetin e kapur nga fenomene,t që po e ngufasin jetën e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik e mirëqenien e tyre, kjo Gjykatë duhet t’i hetojë edhe këto gjëra që e kanë dëmtuar rëndë Kosovën../kosova sot/

Më Shumë

Luiz Ejllin e ndalojnë policia, i kërkojnë të bëjë foto me ta

Fituesi i Big Brother VIP Luiz Ejlli padyshim është personazhi i momentit në showbizit shqiptar. Rrjetet sociale të këngëtarit numërojnë me qindra mijëra ndjekës dhe...

Ministri i Kulturës: Kriminelët në veri tash veçse dihen, tash është radha e Prokurorisë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë një reagim për situatën në veri pas tensioneve të krijuara atje pas daljes në punë të kryetarëve...

Lajmet e Fundit