Drogë, rrahje, dashuri dhe seks pa fund në afërsi të Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren

gjimnazi remzi ademajHapësira afër Gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren, po shfrytëzohet nga të rinjtë për konsumim të substancave narkotike, rrahje, dashuri dhe seks pa fund.Banorët që jetojnë afër kësaj hapësire në rrugën “Sozi Çelebiu”,janë të shqetësuar me këtë dukuri të të rinjve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, kapiten Hazir Berisha, thotë se “jemi të njoftuar për këto dukuri të dëmshme sidomos për rininë”.

“Policia gjithmonë merr parasysh shqetësimet të cilat adresohen nga komuniteti”, ka thënë ai për TV Prizrenin.

Ndërkaq, lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve nuk është në dijeni drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, pasi që sipas tij “nuk ka pranuar ndonjë raport nga mësimdhënësit dhe stafi menaxhues i Gjimnazit “Remzi Ademaj””.

“Për këtë çështje do të bashkëpunojë me policinë dhe organet komunale, dhe nuk përjashton mundësinë e vendosjes së kamerave vëzhguese dhe një fushatë sensibilizuese për nxënësit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë, kapiten Hazir Berisha, thotë se vendosja e kamerave nuk do të mund të zgjidhte problemin në tërësi, por për çfarëdo shqetësime që kanë qytetarët në këtë pjesë të qytetit, të informojnë organet policore.

Ai thotë se komuniteti dhe organet përkatëse duhet të bashkëpunojnë më tepër për të mos lejuar që këto dukuri të dëmshme dhe amorale të ndodhin edhe në brendi të qytetit, e sidomos në afërsi të institucioneve shkollore.

Pamje aspak të mangëta nuk mund të anashkalohen përveç kejit edhe në oborrin e “Beledijes”, ku është e vendosur Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm. Se a do të luftohen këto dukuri pritet të shihen, ndërsa qytetarët çdo ditë e më tepër thonë se janë dëshmitar të shumë gjërave të pahijshme që po ndodhin buzë Lumëbardhit në rrugën “Sozi Çelebiu”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit