21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“Dua më shumë vdekjen se jetën”, i riu nga Prizreni me 150 vepra penale: Nuk kam pirë kurrë alkool dhe drogë (FOTO)

Dibran Hoxhaj është një i ri nga Prizreni, i cili ka 150 vepra penale në polici. Ai e quan veten King Cobra. Nga njerëzit njihet si një njeri me të shkuar kriminale, por edhe si një bamirës i rregullt dhe besimtar i devotshëm mysliman.

Sot ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live” për të rrëfyer jetën e tij, si dhe dha një mesazh të rëndësishëm për të rinjtë. Ai u shpreh se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në burg dhe se jeta luksoze është e vështirë.

“Duhet të ndjekin shkollën, është jetë shumë e vështirë me sfida shumë të rënda. E jo çdo kush ka fatin tim të jetë gjallë. Duket jetë luksoze, por jo aq e lehtë për tu jetuar”, tha ai.

Hoxhaj u shpreh se ka qenë e vështirë që të tërhiqej, por që ja ka dalë. Ndërsa shtoi se besimin e ka patur që në moshën 14-vjeçare, kur mbante ramazanin.

“Dua më shumë vdekjen se jetën”, i riu me 150 vepra

“Ne i kemi borxh fesë myslimane, Allahu nuk ka nevojë për ne, por ne për të. Nuk kam përdorur asnjëherë alkool, nuk kam bërë asnjë tatuazh, nuk kam pirë asnjë cigare dhe nuk kam provuar drogë”, rrëfeu Dibrani.

Sipas tij, nuk të prish askush, por je ti ai që zgjedh rrugën e drejtë apo jo.

“Kur njeriu zhytet thotë se ma bënë të tjerët, por jo. Nga të gjitha shtresat e njerëzve, edhe ato që pinë drogë, nuk arritën të më bënin pjesë të tyre. Të ofrojnë si shenjë respekti, por unë e refuzoja. Ata mendonin se e përdor larg syrit të njerëzve, por nuk ishte aspak ashtu”, tha ai.

I pyetur nëse ka kërkuar falje për gjërat që ka bërë, Hoxhaj tha “po” dhe se është penduar.

“Kam kërkuar falje, edhe jam penduar. Nuk mburrem me atë që dikush është lënduar nga unë, nuk kanë qenë veprime të qëllimshme. Por kur dikush të del para me pistoletë, unë nuk mund të dal ta pres me daulle. U kërkoj falje edhe personave që nuk kanë bërë ankesë në polici. Ka raste që dikush nuk e ka pranuar faljen time. Janë 70 familje që jam si në gjak”, tregoi Dibrani.

“Dua më shumë vdekjen se jetën”, i riu me 150 vepra

Sipas tij, të gjithë ata që kanë marrë lëndime nga ai, e dinë shumë mirë se nuk i ka nisur ai sherret.

“Unë jam person që e dua më shumë vdekjen se sa jetën. Është mëkat ta marrësh jetën tënde, por nga ajo që kam parë unë, është më mirë të jesh në botën tjetër.

Më së shumti më kanë lodhë njerëzit me shumë fytyra dhe zhgënjimet e njerëzve të afërm që kam bërë gjithçka për ta, por që kanë qenë mosmirënjohës. Më kanë tradhtuar miqtë, por unë nuk ju jap më një mundësi të dytë”, rrëfeu King Cobra.

“Dua më shumë vdekjen se jetën”, i riu me 150 vepra

I pyetur nëse femrat i kanë thyer zemrën, Dibrani tha: “Unë di që kam thyer shumë zemra, por jo me dashje. Nuk ma kanë thyer zemrën vajzat”.

Hoxhaj tani tha se punon, merr qira nga pronat e tij. “Jam gjithashtu aksionar në disa firma, kam një lokal”, përfundoi ai./GazetaShqip

“Dua më shumë vdekjen se jetën”, i riu me 150 vepra

“Dua më shumë vdekjen se jetën”, i riu me 150 vepra

Më Shumë

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Haradinaj e Latifi nderojnë 5 dëshmorët dhe 49 martirët e fshatit Brestoc

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përkujtuar në 25-vjetorin e përjetësimit 49 martirët e Brestocit të...

Lajmet e Fundit