Konjusha i bashkohet Bashkimit

Fundorja Irma Konjusha do të jetë pjesë e Bashkimit për pjesën e mbetur të sezonit në Superligën e femrave në basketboll.

Konjusha te Bashkimi është zyrtarizuar të mërkurën dhe me ekipin nga Prizreni ka firmosur deri në fund të sezonit.

“Nje?ra prej lojtareve me? te? mira vitet e fundit, qe? ka fituar gjithçka ne? Kosove? dhe ka luajtur ne? EuroCup, Irma Konjusha i bashkohet ekipit tone? ne? rruge?timin e ke?tij sezoni. Me Irme?n ne? ekip, synimet tona te? me?dha vete?m konfirmohen e forcohen edhe me? shume?. Irma, mire?sevjen te Bashkimi dhe i bashkohesh familjes portokall e zi!”, ka shkruar Bashkimi në Facebook.

Konjusha sezonin e nisi te Prishtina ku fitoi Kupën e Kosovës kurse për një periudhë të shkurtër luajti edhe te KBF Shkupi.

Konjusha është përforcimi i dytë te Bashkimi brenda dy ditësh pasi prizrenasit të martën e zyrtarizuan edhe amerikanen Jasmine Brunson.

Konjusha i bashkohet Bashkimit

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit