2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Dua të jetoj pa ty

Ilir Muharremi

E ndjej ende dashurinë që ishte e zjarrtë dhe e thellë, por tani nuk mund të them se askush të do si unë. Puthjet tona ishin flakë që digjte, një zjarr që ndriçonte netët tona, por tani, ndoshta, ndjej se ndjenja ime është ftohur. Shpirti ynë nuk është më i yni, ai është shpërbërë nga vuajtjet dhe dhimbjet që na kanë përpirë. Nën qerpikun tim, silueta e ndarjes dhe trishtimit lundron, afërsia jote ishte një mungesë e thellë që më shtrëngonte në shpirt.

Vëreja energji të gabuar, boshllëk dhe dhimbje. Buzëqeshjet e tua ishin vetëm maska, një jetë që e jetove për interes të trupit, duke gëlltitur ajrin si një nevojë për të mbajtur gjallë trupin. Zhgënjimi është çdo gjë që ndjej nga ti koha më flet se asgjë nuk është e humbur për ata që kërkojnë një rrugëdalje. Dashurinë e humbëm si një perlë që u mbulua nën peshën e materieve që ti i ndërtove në histori dhe kohë, duke lënë vetëm një boshllëk në vend të asaj që kishte qenë.

Një polemikë e gjatë si një stuhie shpirtërore, durimi im ka qenë si ai i një deveje që përballon nxehtësinë e metalit. duroj, por fundi i durimit është gjithmonë në horizont.
Asgjë nuk është si më parë, asgjë nuk mund të jetë e njëjtë, sepse jeta nuk njeh fillimin dhe dashuria nuk ka përulësinë që i mungon. Gjërat materiale që ti i ndjeje si vlerë, ishin piramida që fshehu ndjenjat tona të vërteta.

Arritëm qëllimin, dhe tani zbulojmë se dashuria që pretendonim nuk ka ekzistuar,
buzëqeshjet ishin ironike, çdo shtrëngim ishte një akt i pakuptimë. Puthjet ishin pështymë dhe kafshime, shikimi ishte një thellësi belbëzuese që kurrë nuk ndriti me thellësi të vërtetë.

Fuqia ime e brendshme tani mund të krijojë mrekulli, në vite që ishin eksperimente të jetës sonë, e pashmangshme dhe e dhimbshme. Pa dashuri, fëmijët tanë ndjejnë dhimbje të thella dhe vuajtje të vazhdueshme, fëmijët duan të vijnë dhe të zgjohen në këtë botë të brishtë dhe të ndjeshme.

Ata që nuk i duan fëmijët, nuk e duan jetën dhe dashurinë; Ata janë si psikopatë që e vrasin shumimin, që e mohojnë atë që janë.

Ti nuk e doje atë, dhe tani frymëmarrja e saj u përcaktua pa ty dhe pa mua. Mrekulli është se jeta është më e madhe se ti dhe unë. Ngjyrat dhe urdhrat e jetës tani më duken më të qarta,kur vogëlushja jonë të rritet, ndoshta nuk do ta kuptojë, por ajo ndjen energjinë e lirisë që përpilon çdo hap të saj. Ajo vazhdon të ecë në mënyrën e saj, me të drejtën që e meriton dhe që e tejkalon çdo mungesë.

Fëmijët janë engjëj, dhe buzëqeshjet e tyre janë drita e jetës në këtë botë të errët, ata vijnë në këtë jetë, me dashuri dhe pa dashuri, ata gjejnë rrugën e tyre, sepse janë më të vlefshëm se çdo iluzion i shpërbërë.

Mos i ndalo fëmijët, sepse ata janë përjetësia dhe shpresa jonë më e madhe, ata janë kujtimi më i bukur dhe më i ndritshëm i një dashurie që, megjithatë, kishte një domethënie të vërtetë. Ata vijnë pa puthje me puthje pa dashuri me dashuri, ata gjejnë rrugë. Jeta i do dhe përjetësia. Mos i ndalo fëmijët sepse kanë vlerë më shumë se një materie iluzionistë e vdekur.

Më Shumë

Në mesjavë tri ndeshje të shtyra

Këtë mesjavë zhvillohen tri ndeshje të shtyra në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të martën (sot) prej orës 20:00 është ndeshja...

MASHTI vendosë: Doracakët largohen nga përdorimi, i rishikojnë ekspertët

Doracakët e miratuar katër vite më parë për “Edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues", do të largohen nga përdorimi e do të rishikohen nga ekspertët. Kështu...

Lajmet e Fundit