Dueli verdhezi në Therandë

Të mërkurën (sot) do të zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së dhjetë të Prince Caffe Superligës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në Therandë, ku pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh synimet e mëdha të dy skuadrave.

Ylli fitoi titullin në Kosovë, kurse Peja fitoi Ligën Unike, andaj pritet një duel interesant mes dy skuadrave verdhezi.

Therandasit kanë shtatë fitore radhazi pas katër humbjeve radhazi, kurse pejanët kanë dhjetë fitore e dy humbje. Në këtë edicion, Peja ka shënuar një fitore ndaj Yllit, 73:57.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit