5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Duke pritur hënën

Enver SULAJ

Në atë kopsht të braktisur
Asgjë s`e ka njohur qytetërimin e ardhur si shpëtimtar
Për ta ndaluar kryqëzimin

Aty gjithçka është si ama fisnike
E së lumes ndjenjë të patrazuar natyre
Njeriu i paprishur lakmie veç pret hënën
Për t’iu hedhur në qafë gruas së parë
Që ka harruar rrugën
E bredhë nëpër ugar

Dhjetor, 2018

Më Shumë

FPSRK në aksion për mbrojtjen e peshkut – konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec, Krushë e Lukinjë

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksion në terren për mbrojtjen e shumimit të peshkut në zonat Nashec–Prizren, Krushë...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit