13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dulitzky: Për të pagjeturit, drejtësia të jap fjalën e saj

Jahjaga-DulitzkyPresidentja e Republikë së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim një delegacion të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, të udhëhequr nga Airel Dulitzky, që po qëndron në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit në një mision faktmbledhës për çështjen e personave të pagjetur.

Duke theksuar se që prej 15 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova vazhdon të përballet me çështjen më të rëndë të mbi 1700 qytetarëve të saj të pagjetur, Presidentja Jahjaga theksoi domosdoshmërinë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë atyre, me qëllim të përmbylljes së një plage të rëndë në shoqëri dhe që familjet e të pagjeturve të gjejnë paqen e tyre.

Sipas një komunikatë të presidencës, gjatë këtoj takimi, Jahjaga ka thënë se zbardhja e fatit të të pagjeturve do të vendos edhe paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin e Ballkanit dhe do të ndihmojë edhe në krijimin e kushteve për ndërtimin e mirëbesimit dhe pajtimit mes njerëzve.

Ajo tha se Kosova ka treguar konstruktivitet në çështjen e të pagjeturve dhe theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të kërkojë nga autoritetet në Serbi që të rrisin shkallën e bashkëpunimit me qëllim të zgjidhjes së fatit të të gjithë të pagjeturve. Presidentja Jahjaga theksoi se krahas zbardhjes së fatit të të pagjeturve, duhet të vendoset edhe drejtësia për të gjitha familjet e të pagjeturve.

Kryesuesi i Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, AirelDulitzky, e ka njoftuar Presidenten Jahjaga se qëllimi i këtij misioni faktmbledhës është njohja nga afër me çështjen e të pagjeturve në gjithë rajonin e Ballkanit si dhe sfidat me të cilat përballen vendet që kanë qytetarë të tyre të pagjetur, si pasojë e konflikteve të armatosura.

Ai tha se qëndrimi i OKB-së është që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e tjera të rajonit të cilët kanë kaluar nëpër konflikte të armatosura, drejtësia të jap fjalën e saj dhe viktimat e familjarët e tyre të gëzojnë përkujdesjen e shoqërisë.

Më Shumë

Xhamia e Mlikës së Dragashit më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit