11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Dy aksidente në Suharekë

Dy aksidente kanë ndodhur në Suharekë. Policia e Kosovës njofton se në të dya aksidente janë lënduar tre persona.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave civile. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Mercedes, duke mos e mbajtur distancën e lëvizjes, nga mbrapa godet veturën Mercedes që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar e qe pas goditjes godet një veture të parkuar po ashtu Mercedes. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili dërgohet për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nuk raportohet për të arrestuar”, njofton Policia e Kosovës.

Aksidenti i dytë ndërkaq ka ndodhur në rragën “Ukë Bytyqi”.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën Fiat duke mos respektuar shenjen e komunikacionit (dritën e kuqe në semafor) ka goditur veturën Smart me ngasës viktimën mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe tre pasagjerë, të cilët pasi marrin tretmanin mjekësor në spitalin e Prizrenit lirohen”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përurohet Dhoma e Kontaktimit në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë

Në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë është përuruar Dhoma e Kontaktimit, një projekt që synon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e interesit...

Vazhdojnë punimet në Tregun e Gjelbër dhe parkingun nëntokësor në Prizren

Vazhdojnë punimet në projektin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor në Prizren, i cili po zhvillohet si një nga investimet kryesore infrastrukturore në...

Lajmet e Fundit