Dy familje në Rahovec shtrinë dorën e pajtimit, Haradinaj publikon momentin

Sot në fshatin Zaqisht të Rahovecit ka ndodhur pajtimi i dy familjeve të cilët ishin në hasmëri mes vete.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar momentin kur familja Shala nga Zaqishta e Rahovecit fal gjakun e babait të tyre.

 

Në ngjarje të pranishëm janë parë edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës. Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë!”, ka shkruar Haradinaj.

Më Shumë

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Lajmet e Fundit