Dy femra bëjnë treshe me të, e akuzojnë për dhunë seksuale

Dy femra janë burgosur pasi bënë seks treshe me një burrë, të cilin më pas e akuzuan për dhunë seksuale.

Policia arrestoi britanikun Colin Palin pasi e dashura dhe një shoqe e saj i shpikën akuzat ndaj tij në mars të vitit të shkuar.

“Ato më shkatërruan jetën. Isha i tmerruar. Si mund t’i besoj dikujt,” thotë 56-vjeçari.

56-vjeçari u mbajt në qeli për pesë orë dhe u deshën katër ditë për t’u pastruar nga akuzat.

Padia ndaj tij u bë nga Zinzile Ademuni-Odeke, 29 vjeç dhe u mbështet nga e dashura e Colin, Emma Riche-Webber, 30 vjeç.

Ata e shpikën historinë pasi Colin shkoi në shtëpinë e Riche-Webber.

“Ajo po bënte një festë ditëlindje për vajzën e saj. Ajo dhe Zinzi kishin pirë që paradite. Emma më bindi që të shkoja. Unë po shëtisja me qenin. Kur shkova, fëmijët i kishte zënë gjumi. Folëm me një gotë verë përpara dhe gjërat u nxehën pak. Përpara se ta kuptoja mirë, isha në krevat me rrobat e hequra. Vajzat ishin vërtet të mira në shtrat”.

Kur Colin u largua, ai kuptoi se kishte lënë pas qenin.

U telefonoi atyre nga jashtë apartamentit, por ato refuzuan që t’ia kthenin qenin dhe i thanë policisë se Colin nuk donte të largohej.

“Ditën e nesërme oficerët më arrestuan me akuzën e dhunës seksuale. Nisa të qaj pasi e kuptova se do përfundoja në burg. Ishte fjala ime kundër fjalës së tyre”.

Megjithatë kamerat e sigurisë provuan të kundërtën dhe Riche-Webber pranoi se po gënjenin.

Ajo është dënuar me 8 muaj burg, kurse shoqja e saj, e cila nuk pranoi fajin, mori një dënim me 18 muaj burg.

Colin ka nisur një jetë të re.

“Do doja që gjykatësi t’ua kishte flakur tej çelësat,” thotë ai.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit