Dy klube të mëdhenj nga La Liga kërkojnë Muriqin

Vedat Muriqi është një nga surprizat e mëdha të sezonit në La Liga. Ylli i Kombëtares së Kosovës po shkëlqen me Mallorca-n dhe së shpejti mund të kalojë në një klub më të madh spanjoll.

Sipas mediave në Spanjë, Muriqi, i cili ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asist në 11 paraqitje këtë sezon në La Liga është ne fokusin e Sevilla-s dhe Villarreal-it.

Jorge Sampaoli ka nevojë urgjente për përforcime në sulm, pasi sezoni i Sevilla-s ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Rafa Mir dhe Youssef En Nesyri pritet të largohen pasi nuk kanë përmbushur pritshmëritë këtë sezon. Vendin në krye të sulmit të skuadrës nga “Ramon Sanchez Pizjuan” pritet ta marrë Muriqi.

Villarreal ka gjithashtu vështirësi në sulm. Gerard Moreno ka probleme të vazhdueshme me dëmtimet. Trajneri i ri, Quique Setien ka vendosur Muriqin në listën e dëshirave për të forcuar atë repart.

28-vjeçari dardan u bashkua me Mallorca-n gjatë verës nga Lazio për 7.7 milionë euro. Skuadra nga La Liga e kishte në huazim për gjashtë muaj, përpara se të vendoste transferimin e tij përfundimtar para katër muajsh. /Albanianpost.com

Më Shumë

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit