12.6 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025

Dy profesorë nga Universiteti i Innsbruck-ut mbajtën një sërë ligjëratash në UPZ

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren këtë javë kanë qëndruar dy profesor nga Universiteti i Innsbruck në kuadër të programit ERASMUS +. Ata kanë mbajtur ligjërata të vlefshme për studentët e drejtimeve të ndryshme të UPZ-së. Prof. Dr. Forg Meier dhe Prof. Dr. Roland Werzilek, mbajtën ligjërata për studentët e Fakultetit të Filologjisë, drejtimi i Gjermanishtes, për studentët e Fakultetit të Edukimit, të Juridikut dhe të Ekonomikut.

Ardhjen e këtyre profesorëve nga ky universitet prestigjioz evropian e ka organizuar Prof. Ass. Dr. Kimete Canaj dhe Prof. Dr. Izer Maksuti, të dy këta profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Profesorët Werzilek dhe Meier me këtë rast theksuan se janë ndier mjaftë mirë në Prizren për këto ditë sa kanë qëndruar dhe se janë impresionuar me stafin e përgatitur që ka drejtimi i gjermanishtes në kuadër të UPZ-së, si dhe me interesimin e madh të studentëve për të mësuar dhe nivelin shumë të mirë të njohurive të gjuhës gjermane dhe angleze. Ata thanë se kanë pasur një debat mjaft të frytshëm me personelin akademik të drejtimit të gjermanishtes dhe se kanë diskutuar për mënyrën e avancimit të këtij programe në të ardhmen. Ata shtuan se janë të gatshëm të mbështesin UPZ-në në shumë aspekte me qëllim që të zhvillohet ky universitet.

Më Shumë

Heroizmi i Besimit, pjesë e legjendës së Dubravës

Në historinë e luftës së shqiptarëve për liri dhe drejtësi, emri i Besim Paçarizit do të mbetet një simbol i guximit dhe sakrificës. Ai ishte...

U vodh nga varrezat, gjendet pas 37 vitesh busti i Jim Morrison-it

Busti mitik që dikur ndodhej sipër varrit të Jim Morrison në Paris është gjetur rastësisht gjatë një kërkimi të lidhur me një rast mashtrimi. Në...

Lajmet e Fundit