Dy të rinj me origjinë nga Kosova arrestohen në Itali, dyshohet se planifikuan sulm terrorist

Një burrë dhe një grua me origjinë kosovare janë arrestuar me akuzën se janë trajnuar për të organizuar një sulm në Itali në emër të grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Të dy janë ndaluar nga karabinierët e Ros dhe Gisit më 15 qershor, pas një urdhërese nga Prokuroria Publike e Trentos, derisa sot është bërë e ditur për arrestimin e tyre, shkruan repubblica.

Nga sa mësohet, të dyshuarit duhet të përgjigjen saktësisht për shoqërim me qëllim terrorizmi.

Vetëm për burrin është vendosur masa e paraburgimit në arrest shtëpie, me detyrim byzylyk elektronik.

Nga hetimet e para rezultoi se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga një familje me origjinë nga Kosova, kanë hyrë në rrugën e radikalizimit të mundësuar nga propaganda xhihadiste në internet.

Pas kryerjes së sulmit, të dy duhej të largoheshin në Afrikë për t’iu bashkuar organizatës terroriste islamike.

Më Shumë

DKA në Prizren mban takim me drejtorët e shkollave, në fokus siguria dhe digjitalizimi

Me ftesë të drejtoreshës së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, është mbajtur një takim pune me drejtorët e institucioneve arsimore të Komunës së...

PDK nuk e merr Fatmir Limajn në listë zgjedhore, Kryesia vendos kundër

Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore. Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk...

Lajmet e Fundit