-4 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Dy togje të FSK-së në Turqi dhe Holandë

FSK6-02Në Komandën e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën ,,Adem Jashari’’, sot u përcollën për jashtë vendit dy togje të FSK-së. Njëri udhëtoi për Turqi dhe tjetri për Holandë.
Një tog prej 33 pjesëtarëve, nën komandën e Major Enver Vocës, udhëtoi për në Republikën e Turqisë, ku në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ushtrisë së Turqisë dhe FSK-së, do të marrë pjesë në trajnimin dy javor të “Kërkim – shpëtimit urban”.

Togu tjetër prej 30 pjesëtarëve, nën drejtimin e Toger Fatbardha Osaj, udhëtoi për të marrë pjesë në ,,Marshin tradicional katër ditor në Nijmegen të Holandës’’.

Ky është një marshim i ushtrive të botës, ku FSK-ja në dy vitet e kaluar ka qenë ndër të parat dhe është nderuar me medalje.

Për ti përcjellë këto dy togje jashtë vendit kishte dalë komandanti i Komandës së Forcës Tokësore (KFT) të FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama dhe Shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe epror të tjerë,transmeton Telegrafi.

Gjeneral Rama ,duke i përshëndetur pjesëtarët e FSK-së, iu uroi sukses në trajnime, duke kërkuar që ta përfaqësojnë denjësisht FSK-në dhe Kosovën. Kurse garuesve në Holandë ju uroi sukses me kërkesën që të përsërisin suksesin e dy herave të kaluara dhe të kthehen me rezultate të larta nga marshimi në Holandë.

Më Shumë

Uji i pijshëm ende i papërdorshëm në Studenqan dhe Dobërdëlan të Suharekës

Në njësinë e Suharekës, konkretisht në fshatrat Studenqan dhe Dobërdëlan, pas ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijes për më shumë se 48 orë,...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur sonte nga të shtënat me armë zjarri që pati sonte rreth orës 22:50 në rrugën “Ali Hadri” në Prizren.   Rastin e...

Lajmet e Fundit