9.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Tetor, 2024

Dy turiste polake humbin jetën në aksident në Shqipëri

aksident ne shqiperiiDy turiste polake kanë humbur jetën mbrëmjen e 26 gushtit rreth orës 19:00, gjatë një aksidenti autombolistik në aksin rrugor Gjirokastër – Kakavije, pranë fshatit Sofratikë.

Sipas policisë lokale automjeti në të cilin udhëtonin 4 persona, mes tyre edhe fëmija 9 vjeçar i njërës prej viktimave, ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetaset polake që janë identifikuar si Magdalena Maria Furtak 32 vjeçe dhe Monika Liszka 36 vjeçe.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip “Ford” me targ Sh 84 38 E është shtetasi nga Shkodra Hajredin Qyshka 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pas kontrollit mjekësor dhe marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal “Omer Nishani” është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër.

Sipas mjekut të urgjencës Shefqet Latifi, fëmija 9 vjeçar është jashtë rrezikut për jetën, me plagosje të lehta dhe shembje. Aktualisht mbahet nën kontrollin e mjekëve në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Sipas Latifit shtetësja Magdalena Maria Furtak 32 vjeçe ka humbur jetën në vend si pasojë e hemoragjisë së brendshme, ndërsa 36 vjeçarja Monika Liszka nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda megjithë ndihmën e parë dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Sipas burimeve jozyrtare dy turistet po ktheheshin nga Vlora për në Tiranë gjatë një turi udhëtimi në Shqipëri, ndërkohë që sipas policisë së Gjirokastrës shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit për shkak të humbjes së vetëdijes së drejtuesit të automjetit.

Policia rrugore dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet në vendngjarje.

Ky është aksidenti i dytë për vitin 2014 brenda një harku të shkurtër kohor dhe po në të njëjtin aks rrugor. 13 ditë më parë një shtetase humbi jetën po pranë fshatit Sofratikë si pasojë e përplasjes nga një automjet. Gjatë këtij viti në Qarkun Gjirokastër kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa janë plagosur 35 të tjerë./Oranews/

Më Shumë

Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur të...

Ish-ushtrari i UÇK-së Bujar Samahodaj nga Hasi i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Bujar Samahodaj, ish-ushtar i UÇK-së nga fshati Krajk i Hasit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 Kryetari i LVV-së në Prizren, njëherësh deputet,...

Lajmet e Fundit