Juventusi është në kërkim të trofeut të Ligës së Kampionëve.
Paulo Dybala beson se skuadra aktuale e Juventusit mund t’i bëjë ballë gjigantëve të futbollit siç janë, Barcelona, Real Madrid apo Bayern Munich.‘Zonja e Vjetër’ po dominon në Itali tash e gjashtë vite por ende nuk ka arritur që të lërë gjurmë në Evropë edhe pse Dybala mendon që ky është viti i duhur që Juve të synojë triumfin në Ligën e Kampionëve.
“Që nga fillimi i Ligës së Kampionëve kemi qenë në një nivel me Barcelonën, Realin dhe Bayernin”, ka deklaruar Dybala para gazetarëve. “Nëse kalojmë tutje do të jemi konkurrent të denjë për të triumfuar në këtë garë”.
“Ne po ashtu kryesojmë në Serie A, kemi fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Në një mënyrë mund të them se po bëjmë më mirë se këto ekipe”, ka theksuar argjentinasi. Juventusi sonte ballafaqohet me Porton në Juventus Stadium për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, ku bardhezinjtë hyjnë me një avantazh prej 2:0 nga ndeshja e parë në Portugali.