9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Dymbëdhjetë persona paraburgosen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar paraburgimin 12 të pandehurëve të dyshuar për trafikim me njerëz.

Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e Gjykatës në Prizren

Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti Për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve S.Kastrati, nga Prizreni, H.Limaj, nga Ferizaji,G.Mallaku,nga Prizreni, B.Morina, nga Prizreni, T.Koroleva, nga Republika e Rusis, qyteti Samara, A.Rexha, nga Repubilka e Shqipërisë, qyteti Tirana, K.Rexha, nga R.SH,qyteti Tirana, R.Kryeziu, Republika e Shqipërisë qyteti Tirana, F.Patrioti, Republika e Shqipërisë qyteti Tirana, D.Milojkoviç, nga Republika e Serbisë, qyteti Nish, M.Kerstiç. Republika e Serbisë, qyteti Nish, J.Zarkov. R.S. qyteti Nish, iu caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale,trafikim me njerëz nga neni 171 par.1 dhe 3 të KP-së, mundësimi ose detyrimi në prostitucion, detyrimi i personit tjetër të angazhohet në prostitucion, nga neni 241 par.1 dhe 3 të KP-së, ofrimi i lokaleve për prostitucion, nga neni 242 par.1 të KP-së, pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, nga neni 283 par 1 dhe 2 të KP-së, dhe veprës penale shpërlarjeparash nga neni 32 i ligjit 03/L-196 mbi parandalimin e shpërlarjes së parave dhe Financimi i terrorizmit i datës 03.09.2010 i shpallur me datën 18.10.2010.
Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 15.07.2015 në ora 03:30 dhe do të zgjasë deri me datën 14.08.2015.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , sepse si anëtar të grupit të organizuar kriminal për disa vite kanë shfrytëzuar lokalet ose kafenetë ,, MATRIX-M,,, ,,AMADEUS,, dhe ,, BAR NIKI,, për trafikim të femrave dhe shfrytëzim seksual, dhe për rekrutimin e femrave është shfrytëzuar e pandehura T.K. e cila është e punësuar si kameriere në kafenenë ,, MATRIX M,, dhe dyshohet se mjetet materiale të përfituara i kanë transferuar në llogarit bankare jashtë Kosovës. Duke pasur parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës dhe rrezikshmërisë së rëndë, rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, mënyra e kryerjes në vazhdimësi dhe të organizuar në grup, Gjykata Themelore e Prizrenit iu cakton paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Më Shumë

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Lajmet e Fundit