10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Dyshime për keqpërdorim të parasë publike në Rahovec

Drejtori i shërbimeve publike në Komunën e Rahovecit, Feim Fetoshi, ka shpërblyer mikun e tij me një tender, me të cilin ende nuk ishte shpallur, dhe me këtë rast dyshohet për keqpërdorim të parasë publike.

Është fjala për tenderin “Pastrimi i mbeturinave të ngurta në lokacionin qëndresë në Rahovec”.
Pas kësaj shkelje që me gjase është e qëllimshme (pasi që miku duhet shpërblyer disi), i më njëhershëm ka qenë reagimi i shefit të këshilltarëve nga radhët e AAK-së, Fatmir Iska.

E ky i fundit në një prononcim për ORAinfo ka shpjeguar se Drejtori Feim Fetoshi në cilësinë e drejtorit të shërbimeve publike ia ka dhënë tenderin shokut të tij Nazim Veliut, që te bëjë pastrimin e mbeturinave të ngurta duke mos i përfillur procedurat e prokurimit.
Iska më tej shtoi se puna veç se ishte kryer, ndërsa pas dy jave, komuna ka shpallur tenderin. “Kjo do të thotë se krijon dyshime për keqpërdorim të parasë publike”, ka shpjeguar Iska.

“Unë këtë çështje e kam ngritur edhe në seancën e komitetit për politike dhe financa që është mbajtur me date 15.05.2015 gjë që mund të shihet se po në këtë dite është nënshkruar kontrata ndërmjet komunës dhe operatorit ekonomik kompania “Rexha” sh.p.k me seli në Prishtinë, ka thënë Iska./ORAinfo/

Më Shumë

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Lajmet e Fundit