10.6 C
Prizren
E premte, 17 Tetor, 2025

Dyshohen se kanosën dy viktima dhe kanë shtënë me armë zjarri, dërgohen në mbajtje dy të dyshuar në Prizren

Dy persona janë arestuar dhe dërguar në mbajtje në Prizren nën dyshimin se kishin kanosur dy viktima dhe kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 mars në rrugën “Brigafa 126” dhe u iniciua si “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Me 18.03.2025 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë si dhe dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Aksione të Policisë në Prizren e qytete tjera – arrestohen 52 persona për prostitucion

Policia e Kosovës ka zhvilluar një sërë aksionesh në disa qytete të vendit, përfshirë Prizrenin, që kanë rezultuar me arrestimin e 52 personave të...

Fitore historike në Stokholm: Kosova trondit Suedinë

Kosova ka shkruar histori, duke mposhtur Suedinë 1–0 në Stokholm falë golit të Fisnik Asllanit në minutën e 36-të. “Dardanët” zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme,...

Lajmet e Fundit