7.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Dyshohet se gjuajti me armë në natën e ndërrimit të viteve, i sekuestrohet një pushkë të dyshuarit në Prizren

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion policor një person në Billosh të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë mesnatën e ndërrimit të viteve.

Policia ka sekuestruar një pushkë të tipit M48A të prodhimit jugosllav me nr.serik 12286, dhe 11 fishekë te i dyshuari H.B.

Sipas policisë, i dyshuari nuk ka poseduar leje për armë dhe është shoqëruar në stacion policor. Pasi është intervistuar, i njëjti ka pranuar veprën penale

Më Shumë

Lajmet e Fundit