7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Dyshohet se vodhi një laptop në vlerë 700 euro, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar U.M (40-vjeçar) nën dyshimin se vodhi një laptop në vlerë 700 euro nga kompania “Neptun” në Prizren.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 15 nëntor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me datë 16.11.2022, në ora 10:35, menaxheri i kompanisë ,,Neptun” në Prizren, ka lajmëruar një rast Vjedhje, ankuesi raporton se me datën 15.11.2022 rreth orës 19:13 një person i pa njohur kishte vjedhur një Llap top HP, dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur, vlera e llap topit është 700 euro”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, pas sigurimit të provave është arritur të identifikohet i dyshuari. i cili ka pranuar se kishte vjedhur laptopin.

Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i cili ka pranuar veprën penale.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar/ Departamenti për krime të përgjithshme Prizren, i cili ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim për 48 ore, i dyshuarit është ndal në Qendrën e ndalimit policor, Stacioni policor Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit