E ardhmja e Mane-s vendoset këtë javë

Sadio Mane pritet të mësojë të ardhmen e tij këtë javë. Senegalezi është shumë pranë kalimit te Bayern Munich, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Sipas “Sky Sports”, përfaqësues të skuadrës gjermane dhe asaj angleze do të takohen këtë javë për të mbyllur marrëveshjen.

Në fillim të kësaj jave u raportua nga media të ndryshme se bavarezët kishin rritur ofertën e tyre për Mane-n, në 35 milionë euro, plus 5 milionë bonuse.

Megjithatë, pala angleze po kërkon jo më pak se 50 milionë euro. Takimi i kësaj jave pritet të vulos gjithçka, pasi Mane ka vetëm një vit kontratë në “Anfield” dhe verën e ardhshme ai mund të largohet me parametra zero.

Pak ditë më parë “të kuqtë” zyrtarizuan nënshkrimin më të ri në merkato, Darwin Nunez, për 80 milionë euro, plus bonuse.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit