10.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Tetor, 2025

“E drejta për të dashuruar” fitoi në Javën e Filmit në New Jork

Right to love-filmFilmi “E drejta për të dashuruar” i regjisorit nga Shqipëria, Paul Kurti është shpallur filmi më i mirë i metrazhit të gjatë në kuadër të Javës së Filmit Shqiptar në New Jork që u mbajt prej 8 deri më 14 nëntor. Kështu ka bërë të ditur për KultPlus, organizatorja e këtij festivali, Mrika Krasniqi.

“Rrëfimi i Fundit” i regjisorit nga Maqedonia, Ibrahim Dearit, është shpallur filmi më i mirë i shkurtër ndërsa “Çmimi i të qenit grua” i regjisorit kosovar Ilir Kabashit është shpallur filmi më i mirë dokumentar.

Çmimet në këtë mbrëmje i ndau konsulli i Republikës së Kosovës në New York,Bekim Sejdiu. Në këtë ngjarje u nderua me mirënjohje për vepër jetësore aktorja 65 vjeçe, Pavlina Mani e cila e priti me shumë emocion këtë çmim.

Organizatorja Krasniqi tha se sukses i veçantë i kësaj ngjarje ishte lajmi për filmin “Agon” ku një kompani italiane e distribuimit të filmave me të parë publicitetin në media kërkoi blerjen e të drejtave të filmit për në Itali.

“Mbase kjo është ndër misionet tona kryesore që tu hapim rrugë artistëve shqiptar drejt depërtimit në botë”, tha Krasniqi, transmeton Koha.

Edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar bashkoi të gjithë shqiptarët, por edhe shume artistë të tjerë që kishin ardhur për ta ndjekur këtë ngjarje nga vise të ndryshme të Amerikës.

Sipas organizatorëve ky interesim i lartë është një shtytje dhe përgjegjësi shtesë për vazhdimin e kësaj tradite në mënyrë që publikut shqiptar në SHBA ti prezantohen të rejat në kinematografinë shqiptare.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 1900 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1925 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim përfaqësuesit e projektit britanik “Integriteti Gjyqësor”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në një takim zyrtar dy ish-Kryeprokurorë të Mbretërisë së Bashkuar, Nick Hawkins dhe z.Douglas...

Lajmet e Fundit