13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

E rrahin dhe e therin me thikë në Prizren, përfundon në spital

Një përleshje me grushte e thika ndodhi sot në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren, ku mbeti i lënduar një person, i cili më pas u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali e gjithë ngjarja nisi nga një mosmarrëveshje në treg mes disa personave, ku viktima A. K. u rrah me grushte e më pas u ther me thikë nga një person tjetër.

Tre personat e  dyshuar për këtë rast janë kapur nga Policia dhe janë dërguar në Stacion Policor, ku dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 13:40. Patrulla i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka takuar ekipin e emergjencës te cilët e kishin marrë viktimën për trajtim. Në vend ngjarje nga patrulla policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sjellë në stacion policor Prizren. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencën  e Spitalit Rajonal në Prizren, ku po mbahet për përcjelljen e gjendjes shëndetësore. Lidhur me rastin me urdhër te Prokurorit dy persona të dyshuar ndalohen për 48 orë”, tha Osmanollaj.

Më Shumë

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Tejeci thotë se Behgjet Pacolli duhet të jetë kryeministër i Kosovës

Kryetari i AKR-së në Prizren, Afrim Tejeci vlerëson se lideri i partisë së tij, Behgjet Pacolli, duhet të jetë kryeministër i Kosovës. Sipas tij,...

Lajmet e Fundit