10.7 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

“EC Ma Ndryshe” mbajti takimin vjetor

ec ma ndryshe takimOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” sot ka mbajtur konferencën vjetore të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës – planifikim me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”.

Konferenca vjetore është aktivitet përmbyllës i të gjitha veprimeve të realizuara gjatë vitit 2014 në kuadër të këtij projekti dhe moment reflektimi për ecurinë e projektit gjatë vitit 2015.Panelistë të konferencës ishin Ilir Gjinolli, urbanist dhe ligjerues në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, Refki Muzbegu nga drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Prizrenit dhe Rozafa Basha, autore e analizës së hulumtimit dhe mësimdhënëse e Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë konferencës u prezentuan raportet e veçanta për secilin grup të komunitetit si dhe analizën e tretë që del nga hulumtimi me qytetarët e Prizrenit mbi planifikimin urban.Gjatë vitit 2014, projekti ka realizuar 14 fokus grupe dhe shtatë debate me shtatë grupe të komunitetit (të moshuarit, gratë, të rinjtë, personat me nevojat të veçanta, lagjia Tusuz, kultura dhe mjedisi), pesë iniciativa avokimi (performansa publike), hulumtimin me 500 respondentë me analizën përkatëse dhe shtatë raporte të veçanta për secilin grup të komunitetit/TV Prizreni/

Më Shumë

Ramush Haradinaj vizitoi Prizrenin: Mbështetje për bizneset vendore dhe zhvillimin ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar dje në Prizren, ku bashkë me kandidatin e AAK-së për kryetar komune,...

Totaj: Fitorja ime në Prizren nuk kontestohet

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidat i PDK-së për një mandat të ri, Shaqir Totaj, ka deklaruar se është i sigurt për fitore, pavarësisht...

Lajmet e Fundit