Ecja e Presidentit në bjeshkët e Sharrit

Hashim Thaçi sot ka shpërndarë disa foto duke ecur në rrugët e mbushura me borë, në Malet e Sharrit. Ecja e tij maleve të Sharrit duket se ishte pikërisht në kohën kur PDK po mban Konventën Zgjedhore për të zgjedhur pasuesin e tij për prijës – Kadri Veseli.

“Është java e dyte e majit, e në Kosovë ende vazhdojnë të reshurat e borës. A nuk është i mrekullueshëm Sharri dhe Kosova jonë në të katër stinët?”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook teksa këtij postimi ia ka bashkangjitur edhe tri foto me pamje të mrekulleshme të Sharrit.

Një qytetar me emrin Hamit Shala i ka reaguar Presidentit të vendit, duke i thanë se do të ishte edhe ma i bukur Sharri po të mos kishte vjedhje të shtetit nga politikanët.

“Edhe më e bukur do të ishte po të mos kishte vjedhje nga ju politikanët e hairin mos ua pafshi”, ka shkruar qytetari Shala./Politiko.net/

Thaci ne bjeshket e Sharrit2Thaci ne bjeshket e Sharrit3

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit