0.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Eddie Hearn: Joshua e dëshiron vetëm duelin ndaj Wilder

Eddie Hearn ka thënë për talkSPORT se Anthony Joshua është i interesuar vetëm për duelin ndaj Deontay Wilder dhe se negociatat për duelin e unifikimit të titujve tashmë janë në përparim e sipër.

Promovuesi i boksit gjatë gjithë vitit ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e boksierit amerikan, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për meçin ndërmjet kampionit të WBA, WBO, IBF e IBO dhe kampionit të WBC.

Meqenëse marrëveshja nuk u arrit, Wilder u pajtua që të ndeshet me britanikun tjetër, Tyson Fury, në duelin që zhvillohet më 1 dhjetor në Los Angeles.

Në ndërkohë, Hearn është i bindur se përballja ndërmjet Joshuas dhe Wilderit do të ndodhë gjatë vitit 2019, ndërsa Wembley Stadium tashmë ka shprehur interesim për zhvillimin e përballjes më 13 prill të vitit të ardhshëm.

“Tash jemi në bisedime me Deontay Wilder. Gjërat tashmë po përparojnë ngapak, sepse nuk mund të presim deri në dhjetor. Kjo nuk është një marrëveshje që do të arrihet brenda natës”.

Deontay Wilder (Foto: Getty Images)

“Puna ime është të veproj për klientin tim dhe klienti im dëshiron të ndeshet me Deontay Wilder. Është i vetmi duel i radhës që e dëshiron dhe puna ime është që ta realizoj”.

“Nëse nuk arrij ta bëj, atëherë kam dështuar. I kam zhgënjyer tifozët, veten dhe Anthony Joshuan”, ka thënë Hearn duke shtuar se do të përpiqet maksimalisht që ta realizojë meçin. /Telegrafi/

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova” – publikohet kënga kushtuar Komandant Drinit nga tenori Kastriot Tusha

Është publikuar kënga e re “Emrin tënd e përjetësova”, e cila i kushtohet çlirimtarit Ekrem Rexha – Komandant Drini. Kënga interpretohet nga tenori i...

Policia në Prizren gëzon fëmijët me dhurata për festat e fundvitit

Me rastin e festave të fund vitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka realizuar aktivitetin humanitar në...

Lajmet e Fundit