19.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Edhe 56 persona të dyshuar për terrorizëm

Arrestohet per terrorizemProkuroria Speciale ka konfirmuar se të dyshuar për përfshirje në aktivet te terrorizmi dhe organizim të shkuarjes për të luftuar në Siri e Irak janë edhe 56 persona. Në këtë shifër nuk përfshihen 100 personat që supozohet të jenë duke luftuar në Siri e Irak.

Kualifikimi “dyshim për aktivitete të terrorizmit” ka shtuar volumin në Prokurorinë e Kosovës.

Ajo që dihet është se në dosjet e prokurorisë të dyshuar për përfshirje në grupe që organizojnë shkuarjen për të luftuar në Siri janë aktualisht 96 persona.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se deri në qershor të këtij viti ka radhitur 36 persona me gjithsejtë 13 raste hetimesh të hapura nën dyshimin për organizim dhe shkuarje për të luftuar në Siri dhe Irak si dhe planifikime për aktivitete terrorizmit.

Në këtë kontingjent pritet të përfshihen edhe 20 persona të tjerë që po ashtu dyshohen se i përkasin lidhjeve me këta dyshuar.

Kësaj shifre i është bashkuar së fundi numri prej 40 personave që janë arrestuar të hënën në gjithë Kosovën.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi, ka thënë se aktualisht numri i personave që po hetohen është afër njëqindëshit.

“Deri në qershor 2014 kemi pasur 13 raste me 36 persona nga ato për 34 persona është marrë vendim për hapje hetimesh kurse për dy të tjerë është ngritur aktakuzë. Ky rast nuk ka të bëjë me 40 personat e tjerë që janë arrestuar së fundi ngase 65 persona kanë qenë në plan për t’u arrestuar”, i ka thënë Kozmaqi, Radio Kosovës.

Në këtë përbërje, Prokuroria nuk ka konfirmuar edhe shifrën tjetër prej 100 personave sa supozohet se aktualisht janë duke luftuar në Siri e Irak nën emblemën e Shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut, Al Nusra’s dhe degë të organizatave tjera terroriste.

Këtë shifër e ka përmendur agjencia Asociated Press duke u thirrur në informacione të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, por kjo sipas Prokurorisë vazhdon të mbetet shifër e ndarë nga rastet në procedurë.

Vetëm në vitin e fundit sipas Prokurorisë së Shtetit si të dyshuar në formë të tentimit, dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në krim, që ndërlidhen me terrorizimin kanë parakaluar rreth 210 persona.

Përderisa bilanci i luftës në Siri tek shtetasit kosovarë deri më tani numëron 16 persona të vdekur.

Më Shumë

81 vite nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 81 vite nga mbjedhja e Kuvendit në Prizren, nga e cila u mor vendim që deri më datë 20 shtator të...

Shënohet 25 vjetori i Komunës së Prizrenit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, të mërkurën u kremtua 25-vjetori i themelimit të komunës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, veteranë...

Lajmet e Fundit