Edhe në Dragash mund të ketë përmbysje të rezultatit zgjedhor

Në komunën e Dragashit, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, diferenca në mes kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani dhe atij të LDK-së, Selim Kryeziu është vetëm 41 vota.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit ka marrë 6,279 vota, ose 50,16%, ndërsa Selim Kryeziu i LDK-së ka marrë 6,238 vota, ose 49,84%.

Po ky rezultat mund të përmbyset lehtësisht, pasi që sipas të dhënave nga Qendra e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) në Komunën e Dragashit do të numërohen edhe 186 vota me kusht. /Telegrafi/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit