Edhe Rahoveci barazon serinë e gjysmëfinaleve ndaj Yllit

 

Rahoveci ka barazuar në 2 mw 2 serinë ndaj Yllit.

Rahovecianët fituan me rezultat 65:68.

Fitorja e sotme e vreshtarëve e detyron Yllin të udhëtojë në Rahovec të martën  për të vendosur njërin nga finalistët e Superligës së Kosovës në Basketboll, njofton Klan Kosova.

Edhe pse Rahoveci nuk e humbi asnjë çerek, “vreshtarëve” iu ngushtua rezultati në minutat e fundit të ndeshjes, por Ylli nuk mundi ta përmbyll lojën me fitore.

Vendimtar në fitoren e Rahovecit ishte, Ed Daniel, me 23 pikë, e 19 kërcime.

Ndeshjet që përcaktojnë finalistët e Superligës në Basketboll, luhen të martën ku Ylli udhëton në Rahovec dhe Peja udhëton në Prizren.

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit