Edhe sot e shikova albumin

Shkruan: Enver Sulaj

-Babait, në përvjetorin e kalimit në përjetësi

Edhe sot e shikova albumin
duke kërkuar një copë të djegur kujtimesh
mbetur nga hiri e mizoria e kohës.

Disa foto u dogjën në luftë
Të tjerat s’u bënë për mungesë guximi për ta sfiduar harresën
se nuk e njihnim vdekjen.

Nuk mjafton asgjë sot
Për të krijuar portretin e largët…
Asnjë ngjyrë
Shi i imët nën strehë.

Kur t’i gjej fotot
Do ta puth fort në sy
E do të iki larg, larg
ku s’më zë asnjë fotografi.

19 gusht 2022

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit