Studentët nga Beogradi që studiojnë gjuhën shqipe: Në lokalet serbe dëgjohen këngëtarët shqiptarë

Studentët serbë Borivoje Llaziq dhe Nevena Zhivançeviq të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd thonë se shqipen e kanë dëgjuar fillimisht nga këngët.

Në një intervistë për Euronews Albania ata treguan se kontakti i parë me shqipen kishin qenë këngët, që siç treguan dëgjohen shumë në Serbi.

Mësova shqip përmes këngëve, në një çast mendova pse mos ta studioj në universitet se desha të njoh më mirë Shqipërinë, dhe s’doja të besoja gjërat që kam dëgjuar”.

“Njerëzit në Serbi po e dëgjojnë më shumë muzikën shqiptare. Në klubet e natës në Beograd, dëgjohen këngëtarë shqiptarë si Dhurata Dora, Elvana, Noziy”, tha Nevena.

Në Kosovë është zhvilluar edicioni i 40 i seminarit ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Ky seminar ka nisur në 15 gusht e do të zgjasë deri më datë 26.

Të pranishëm në këtë seminar kanë qenë dhe studentë nga Serbia

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit