8.1 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Edhe sot vazhdon debati për 100 ditëshin e Qeverisë

Deputetët edhe sot do të vazhdojnë debatin parlamentar lidhur me punën 100 ditëshe të Kryeministrit Isa Mustafa dhe Programin Qeverisës, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca.

Kërkesa e Konjufcës është mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike,rekomandimin për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015, rekomandimin e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ndryshe, dje njëqind ditët e para të qeverisjes aktuale janë vlerësuar të pa shpresë nga deputetët opozitarë, për qytetarët e vendit, derisa pozita kishte vlerësime kryesisht pozitive për punën e koalicionit qeverisës në këto njëqind ditë.

Më Shumë

Vajzat e Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës shpallen kampione republikane

Ekipi i vajzave të Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës është shpallur kampion republikan në volejboll, në kuadër të gjimnaziadës “Peja 2026”, duke arritur...

Gjysmëfinalet e zjarrta

Katër skuadra kanë mbetur në garë për trofeun e çmuar dhe më të rëndësishëm të vitit. Trepça, Bashkimi, Bora dhe Peja synojnë titullin e...

Lajmet e Fundit