“Edi jam, mirëmëngjes”, Rama nxjerr videon me këngën e Vaçe Zelës

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është i kënaqur nga boshatisja e rrugëve të Shqipërisë dhe këtë e shprehu dhe ditën e djeshme duke publikuar shifrat e personave të ndaluar nga policia në shkelje të masave kundër koronavirusit.

E për të ilustruar këtë, Rama ka publikuar një video sot nga rrugët e zbrazura me në sfond zërin e Vaçe Zelës.

“EDI JAM? MIRËMËNGJES?”, shkruan Rama i cili është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij në Surrel nga ku çdo ditë flet për publikun për masat e marra për koronavirusin, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

 

Më Shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit