Edi Rama në Prokurori për rastin “Doshi”

Edi Rama-kryeminister i ShqiperiseRama deklaroi dje se iu takon institucioneve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën për këtë çështje, duke hedhur poshtë deklaratat e deputetit Doshi se ndaj tij ka patur nj tentative për ta eliminuar fizikisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas ftesës së djeshme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është paraqitur sot rreth orës 12:00, siç edhe ishte parashikuar, për të dhënë dëshminë e tij në kuadër të hetimeve për rastin e pretendimeve të deputetit Tom Doshi se ndaj tij ka patur tentative për ta vrarë.

Kujtojmë se Rama deklaroi dje se iu takon institucioneve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën për këtë çështje, duke hedhur poshtë deklaratat e deputetit Doshi se ndaj tij ka patur nj tentative për ta eliminuar fizikisht.

Ndërkohë ndërtesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda është rretuar nga forca të shumta të Gardës së Republikës. Është hera ë parë që në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Shqipërisë paraqiten kaq shumë zyrtare të lartë në të njëjtën ditë për të dhënë deklarime.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit